Publikuar me : 04.01.2012 Ne :
Politike - 76 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kryeministri i vendit Sali Berisha është nisur sot në Francë për të marrë pjesë në Seminarin “Bota e Re 2012: Rritje, Ndryshim, Risi”, i cili do të zhvillohet në Paris, nga data 5 deri më 6 janar.
Në këtë seminar do të diskutohet për modelet e reja të rritjes ekonomike, për fuqitë e reja ekonomike në botë dhe mbi vlerat e reja që duhet të ketë bota pas krizës ekonomike e financiare, si dhe mbi rolin e Evropës në ekuilibrat e rinj ndërkombëtarë.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri do të paraqesë modelin liberal ekonomik të ndjekur nga qeveria shqiptare dhe reformat strukturore të bëra prej saj. Ky Seminar do të organizohet nga ministri francez i Energjitikës Eric Besson, nën kujdesin e Presidentit Nicolas Sarkozy.
Në këtë seminar do të marrin pjesë një numër personalitetesh të shquara si dhe drejtues kompanish dhe akademikë në fushën e ekonomisë.