Publikuar me : 23.12.2011 Ne :
Politike - 49 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kryeministri Sali Berisha do të jetë sot në Pragë ku do të marrë pjesë në funeralin shtetëror në nderim të ish- presidentit çek Vaclav Havel. Ceremonia shtetërore do të nisë në orën 12:00 dhe do të zhvillohet në katedralen më të madhe të vendit, St. Vitus Cathedral, në Kështjellën e Pragës.
Berisha deklaroi se me vdekjen e Vaslav Havelit kombet e lira në Evropë dhe në botë, humbën një nga liderët më të shquar të lirisë së shekullit të 20. Sipas tij kombet ish-komuniste, kombi çek dhe kombet e tjera që përjetuan diktaturat komuniste, kishin tek Vaclav Havel misionarin, frymëzuesin e përpjekjeve të tyre për liri dhe dinjitet por dhe të revolucioneve të tyre paqësore.
Të pranishëm në këtë funeral shtetëror do të jenë gjithashtu edhe zyrtarë të lartë botërorë, si presidenti francez, Nikolas Sarkozi, sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton dhe ish-presidenti amerikan, Bill Klinton, kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, si dhe shumë personalitete të tjera.