Publikuar me : 15.10.2011 Ne :
Politike - 52 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kryeministri Berisha ka bërë sërish përgjegjëse opozitën për dështimin në marrjen e statusit të vendit kandidat për t’u anëtarësuar në BE.
Duke folur në një takim me të rinjtë e forumit rinor të PD-së në Durrës, Berisha u shpreh se opozita ka bllokuar procesin e integrimit duke mos votuar ligjet që kërkojnë 3/5 e votave në Parlament. Megjithëse kjo është vetëm 1 nga 12 kërkesat që kishte BE, kryeministri është kapur fort aty duke mos dhënë asnjë shpjegim për 11 kërkesat e tjera dhe për pjesën e tij të fajit si kreu i qeverisë.
Por si gjithnjë ai tha se “maxhoranca do të angazhohet” për përmbushjen e reformave para zgjedhjeve të vitit 2013.
SONDAZH
Note: There is a poll embedded within this post, please visit the site to participate in this post’s poll.