Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Berisha Nuk kemi nevoje per opoziten. Rama Nuk shpetohet fshati me shirita

Publikuar me : 29.10.2011 Ne : Politike - 99 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli



Pas deklaratës së Kryeministrit Berisha gjatë një përurimi në Berat se nuk do të hiqej TVSH-ja e produkteve ushqimore, reagoi Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në faqen e tij të  zyrtare të Twitter: “Sali, ti gënjen, do të heqim taksën e bukës, qumështit vezëve, ilaçeve, dhe jo TVSH-në e prodhimeve të Tokës”.

Kreu i opozitës theksoi se fshatit duhet t’i hiqet TVSH- ja e imputeve bujqësore. “Nuk mund të shpëtosh fshatin me shirita inaugurimesh”, theksoi Rama në kundërpërgjigjen e vet.

 

*****

Kryeministri Berisha u shpreh sot në Berat se nuk pranon propozimin e Partisë Socialiste për heqjen e TVSH-së për produktet ushqimore. Duke folur para banorëve të komunës Otllak, Berisha ka bërë akuzat e radhës ndaj opozitës dhe kreut të saj se “me heqjen e TVSH-së së ushqimeve kërkojnë të rrisin të ardhurat e tyre”.

“Krerët e PS-së duan heqjen e TVSH-së, por nuk mund të ketë heqje të saj. Ata e bëjnë këtë kërkesë për të rritur ardhurat e tyre. Ne nuk mund të lejojmë që prodhimet tuaja të mbeten në fushë, pasi fatmirësisht ky nuk është një ligj që kërkon 3/5”, u shpreh Berisha.

Duke u ndalur në këtë pikë, kreu i qeverisë përsëriti akuzat ndaj opozitës  për bllokim të procesit të integrimit duke mos miratuar ligjet që kërkojnë shumicë në cilësuar.

“PS kërkon që të përdorë pushtetin për të mos miratuar ligjet me 3/5, por këto janë vetëm 5 për qind e ligjeve. Ata nuk po bëjnë gjë tjetër veçse po shtyjnë procesin. Në zgjedhjet e fundit, Rama mori 141 mijë vota më pak.  Ai shkon nga disfata në disfatë”, tha Berisha.

Kreu i qeverisë ishte në Berat për përurimin e një rruge.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

PD-PS vendosin per numerim elektronik

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 71 here.
PD-PS vendosin per numerim elektronikQendër e numërimit të votave / foto arkiv Dy partitë kryesore kanë arritur më në fund të bien dakord për procesin e votimit dhe numërimit për zgjedhjet e ardhshme. Pas rezervave të shprehur nga ekspertët e OSBE/ODIHR-it, PD dhe PS kanë modifikuar qëndrimin por në fund është rënë dakord për numërim elktronik. OSBE/ODIHR shprehën shqetësim për dështim të zgjedhjeve për shkak të kohës së shkurtër që është në dispozicion për implementimin e kësaj praktike, që...Lexo te gjithe artikullin »


» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro
» KLSH, kompjuteret Fatos Beja s’i denoncoi ne prokurori serbet
» Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard
» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se
» Komando ne Bosnje NATO na dekoroi, ministria s’na jep parate
» Ambasadori holandez Presidenti, gjitheperfshires dhe ne raundin e pare
» Sondazhi Greqia, vend i padeshiruar edhe ne NATO
» Presidenti konsensual, Meta ve ne prove aleancen PD-LSI
» Ambasadori i Suedise Presidenti te jete konsensual
» SHBA, Berisha takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit