Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Berisha Nuk luftohen te pasurit. Rama Saliu eshte me cunat e bllokut te tij (sondazh)

Publikuar me : 02.11.2011 Ne : Politike - 43 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 

Kreu i opozitës Edi Rama ka reaguar mbi deklaratën e bërë nga Berisha në mbledhjen e qeverisë. Berisha tha se nuk do të lejohet rikthimi i “taksës Marksiste” ndërsa Rama është përgjigjur duke thënë se një sistem i tillë taksash mbështetet nga liderët e vendeve të të fuqishme në botë.

“Ne jemi me marksistet Obama, Merkel, Sarkozy e Cameron, madje edhe me marksistin Berlusconi. Kurse Saliu është me çunat e Bllokut të vet”, shkruan Rama.

Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë ka sulmuar strategjinë e socialistëve për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendi, e cila u paraqit një ditë më parë në Asmablenë e PS, si shtylla kryesore e programit të ri të kësaj force. Berisha e cilësoi propozimin e PS-së për taksën progresive si politikë marksiste.

“Taksa marksiste nuk do të kthehet kurrë në këtë vend. Ata që mendojnë se do begatojnë vendin duke luftuar të pasurit, duke bllokuar privatizimin e koncesionin, nuk bëjnë gjë tjetër veçse shpalosin alternativën e etërve të tyre, e cila nuk mund të kthehet kurrë në këtë vend. Sistemi marksist nuk ka dhe nuk mund të ketë të ardhme. Ai është provuar që  bazohet në rrënimin e të pasurve. Konsolidimi i bizneseve të tyre është mekanizmi themelor i rritjes së prosperitetit, që nga Adam Smithi deri sot. Ata le të merren me Marksin po të duan. Marksi në rrugët e Shqipërisë nuk do të mund të shëtisë më. E kanë provuar shqiptarët më shumë dhe në mënyrën më të tmerrshme se të gjithë të tjerët”, u shpreh Berisha.

Më tej kreu i qeverisë ka folur për zhvillimin ekonomikt të vendit. Sipas kreut të ekzekutivit, “eksportet kanë shënuar një rritje prej 320 milion dollarësh krahasuar me vitin e rritjes më të madhe të eksporteve shqiptare, 2010-n. Pozitiv është fakti se vjet dhe sivjet, trendi i rritjes së eksporteve Made in Albania dominon mbi trendin e rritjes së eksporteve të bazuara në lëndë të parë të importuar. Eksportet me mallra Made in Albania janë rritur me 27 për qind (rritje 9-mujore). Pra gjithnjë e më shumë prodhimet shqiptare po preferohen në tregjet e botës”, tha Berisha, sipas të cilit kjo rritje është tregues i mirëfunksionimit të ekonomisë shqiptare.

Ai u ndal sërish në krizën e borxheve në Europë, nga e cila, sipas tij,  Shqipëria mund të shpëtojë vetëm nëpërmjet inkurajimit të biznesit.  “Nuk kemi asnjë mekanizëm për t’i rezistuar krizës përveç inkurajimit të biznesit. Kjo është rruga më e sigurtë në këtë kohë të vështirë. Nuk mohohet se Evropa nuk ka njohur një krizë kaq të thellë të sistemit të borxheve, e cila nuk do të mund të kapërcehet për një kohë  të shkurtër. Fakti është fakt se borxhet prodhohen tashmë si një tepri, se ato janë marrë dhe nuk janë investuar në ekonomi, infrastrukturë e teknologjitë me të mira për të rritur prodhimin. Kriza do të vazhdojë. Borxhet kanë arritur këto kulme si rezultat i politikave shumëvjeçare. Do të duhen shumë vite për të dalë nga pasojat e këtyre politikave”, përfundoi Berisha.

Sondazh

Note: There is a poll embedded within this post, please visit the site to participate in this post’s poll.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

PD-PS vendosin per numerim elektronik

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 71 here.
PD-PS vendosin per numerim elektronikQendër e numërimit të votave / foto arkiv Dy partitë kryesore kanë arritur më në fund të bien dakord për procesin e votimit dhe numërimit për zgjedhjet e ardhshme. Pas rezervave të shprehur nga ekspertët e OSBE/ODIHR-it, PD dhe PS kanë modifikuar qëndrimin por në fund është rënë dakord për numërim elktronik. OSBE/ODIHR shprehën shqetësim për dështim të zgjedhjeve për shkak të kohës së shkurtër që është në dispozicion për implementimin e kësaj praktike, që...Lexo te gjithe artikullin »


» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro
» KLSH, kompjuteret Fatos Beja s’i denoncoi ne prokurori serbet
» Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard
» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se
» Komando ne Bosnje NATO na dekoroi, ministria s’na jep parate
» Ambasadori holandez Presidenti, gjitheperfshires dhe ne raundin e pare
» Sondazhi Greqia, vend i padeshiruar edhe ne NATO
» Presidenti konsensual, Meta ve ne prove aleancen PD-LSI
» Ambasadori i Suedise Presidenti te jete konsensual
» SHBA, Berisha takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit