Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Berisha Ofertat drejtuar opozites nuk vlejne me

Publikuar me : 28.12.2011 Ne : Politike - 73 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Sali Berisha


Kryeministri i vendit Sali Berisha para pak minutash ka mbajtur konferencën e fundit për shtyp për vitin 2011. Gjatë këtij komunikimi Berisha është shprehur se gjatë këtij viti u faktuan se pushteti nuk merret me dhunë dhe se zgjedhjet e 8 majit garantuan sigurinë e votës.

“Shqipëria u faktua si një vend i shtetit ligjor, pasi në këtë vend, askush dhe kurrkush një njeri të zgjedhur me votën e lirë nuk mund ta nxjerrë nga pushteti apo të marrë pushtet me dhunë”, tha kreu i qeverisë gjatë konferencës për shtyp.

Berisha u pyet nëse është ende i gatshëm siç edhe është zotuar disa herë se i jep të drejtën opozitës të propozojë çdo sistem zgjedhore dhe se mazhoranca është e gatshme ta miratojë nëse merr miratimin e Komisioni të Venecias dhe OSBE-së. Përgjigja e tij ishte se kjo ftesë nuk vlen më përderisa opozita nuk e pranoi.

“Oferta ime ka qenë e dyzuar.  Opozita e ka refuzuar. Nuk e morën ofertën nuk ka më. Varianti i dytë, janë deputetët tanë po punojnë nuk ka asnjë paragjykim”, tha Berisha.

Për zgjedhjet e Presidentit dhe akuzat e tij për Bamir Topin se e ka kthyer institucionin e presidentit në një “partiçkë”, kryetari i PD-së ritheksoi se do të respektojë kushtetutën në rastin e zgjedhjes së presidenti dhe më pas është ky i fundit që do të respektojë normat që kushtetuta parashikon për postin e presidentit.

Më tej duke folur për situatën ekonomike të vendit, ai tha se Shqipëria nuk do të njohë recension as gjatë vitit të ardhshëm dhe nga ana tjetër tha se në dy vitet e ardhshme investimet do të fokusohen në infrastrukturë.

“Janë asfaltuar apo janë në përfundim apo janë në punim e sipër 1400 km rrugë. Kurrë ndonjëherë nuk ka patur punë më intensive në infrastrukturën rrugore se sa këtë vit. Projekti “Shqipëria nën asfalt” – do shkurtojë 60 perqind të kohës së mbërritjes në kryeqytet. Brenda dy viteve shqiptarët do të udhëtojnë në vendin e tyre si në vendin më të zhvilluar të Evropës”, ka deklaruar kryeministri.

Duke folur për reformat, Berisha përmendi edhe miratimin e ligjti për menaxhimin e mbetjeve si ligj që mbron mjedisin. “Paketë e plotë për mbrojtjen e mjedisit është miratuar nga parlamentin. Së fundmi u miratua edhe ligjin për menaxhimin e mbetjeve urbane. Ai është një ndër ligjet më të mirë. Ka për qëllim të mbroj këtë vend nga importi i mbetjeve të rrezikshme”, tha ai.

Për luftën ndaj krimit të organizuar Berisha konsideroi si arritje arrestimin e 125 zyrtarëve pavarësisht tha ai se shumë janë liruar apo ndiqen në gjendje të lirë disa janë dënuar.

Një nga televizionet në vend nuk mund të mos bënte pyetjen në lidhje me kartolinën e kreut të opozitës Edi Rama. Por Berisha pasi ka deklaruar se maxhoranca veproi gabim në trajtimin e fotove nudo të kreu të opozitës e kaloi çështjen e kartolinës nudo.

“Si komuniko online unë mbaj celular.  Kur interneti që arrijë nivelin që mund të mund të më drejtohet ço qytetar atëherë do të kaloj tek komunikimi online. Do dërgoj kartolinë zyrtare si kryeministër”, u shpreh Berisha. Kreu i qeverisë shtoi se “nuk përjashtoj as Tuiter as Facebook si formë komunikimi por do të kaloj tek jo formë kur të hapet gjerësisht platformat 3G dhe 4G”.

 
Redaksia OnLine
Florenc Stafa

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

PD-PS vendosin per numerim elektronik

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 71 here.
PD-PS vendosin per numerim elektronikQendër e numërimit të votave / foto arkiv Dy partitë kryesore kanë arritur më në fund të bien dakord për procesin e votimit dhe numërimit për zgjedhjet e ardhshme. Pas rezervave të shprehur nga ekspertët e OSBE/ODIHR-it, PD dhe PS kanë modifikuar qëndrimin por në fund është rënë dakord për numërim elktronik. OSBE/ODIHR shprehën shqetësim për dështim të zgjedhjeve për shkak të kohës së shkurtër që është në dispozicion për implementimin e kësaj praktike, që...Lexo te gjithe artikullin »


» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro
» KLSH, kompjuteret Fatos Beja s’i denoncoi ne prokurori serbet
» Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard
» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se
» Komando ne Bosnje NATO na dekoroi, ministria s’na jep parate
» Ambasadori holandez Presidenti, gjitheperfshires dhe ne raundin e pare
» Sondazhi Greqia, vend i padeshiruar edhe ne NATO
» Presidenti konsensual, Meta ve ne prove aleancen PD-LSI
» Ambasadori i Suedise Presidenti te jete konsensual
» SHBA, Berisha takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit