Publikuar me : 06.12.2011 Ne :
Politike - 26 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një ditë pas miratimit të buxhetit të viti të ardhshëm nga maxhoranca në Parlament, kryeministri Berisha e ka shndërruar atë në kryefjalën e mbledhjes së qeverisë.
Pak ditë pasi Banka Botërore dha alarmin për nivelin më të lartë të rajon të borxhit publik të Shqipërisë, kreu i qeverisë shprehet se buxheti i vitit 2012 garanton realizimin e objektivave të maxhorancës: stabilitet makroekonomik dhe mbajtje nën kontroll e nivelit të inflacionit.
“Buxheti i 2012, më i madhi në sfondin e krizës që nuk ia di kush fundin. Ekonomia shqiptare dhe modeli i saj është modeli i funksionimit dhe performancës. Ky është modeli që garanton realizimin e objektivave më ambicioz të maxhorancës: stabilitet makroekonomik dhe mbajtje nën kontroll të inflacionit. Në kohën e uljeve të rrogave dhe pensioneve ne votuam dje për rritjen e tyre. Buxheti garanton zbatimin e projekteve të Shqipërisë dixhitale për përvjetorin e 100 të pavarësisë së vendit. Buxheti mbështet shkolla, spitale, projektet e arrorëve, ullirit dhe pemëve të tjera frutore.
Sipas Berishës, buxheti i vitit të ardhshëm bazohet në “performancën dhe funksionimin e modelit që ka garantuar çdo vit rritjen ekonomike më të madhe në Europën në kulmin e krizës”.