Publikuar me : 04.01.2012 Ne :
Politike - 40 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

(I përditësuar)- Gjatë mbledhjes së parë të qeverisë për vitin 2012, kryeministri Sali Berisha theksoi se Presidenti i vendit do të zgjidhet në përputhje me Kushtetutën.
“Zgjedhja e presidentit do të zhvillohet kryekëput në përputhje me Kushtetutën. Të gjitha përpjekjet për t`i kurorëzuar Shqipërisë dëshira suplementare do të pësojë dështim. Urojmë që të bëjmë përpjekje të mëdha për t`i dhënë vendit një president në lartësinë e detyrave dhe me integritet”, theksoi Berisha.
Në mbledhjen e parë, Kryeministri nuk ka harruar t`i bëj thirrje opozitës që t`i përmbahet marrëveshjes së arritur mes dy palëve për miratimin e ligjeve që kërkojnë 3/5 dhe ndryshimet për reformën zgjedhore.
*****
Berisha: Në 2013- në do të kemi 300 përfitues të Fondit të Ekselencës
Gjatë zhvillimit të ceremonisë së shpërndarjes së diplomave për studentët më të mirë, Kryeministri Sali Berisha deklaroi se “brenda vitit 2013 përfituesit e fondit të ekselencës do të kapin shifrën 300. Rritja e numrit të studentëve ekselentë duhet të jetë parësore”.
Sipas Kryeministrit këtë vit 63 kandidatë kanë përfituar nga fondi i ekselencës. “Objektivi i qeverisë për vitin 2013 do të jetë rritja e cilësisë së arsimit si dhe shtimi i përfituesve të fondit të ekselencës me studentë shqiptare dhe nga jashtë vendit”, u shpreh Berisha.
Ai theksoi se burokracia nuk duhet të jetë pengesë për ekselencën, të bëjmë gjithçka për të shtuar numrin e doktorantëve.