Publikuar me : 19.02.2012 Ne :
Politike - 36 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kryeministri Berisha ka vizituar sot Peshkopinë, për të parë më nga afër situatën e krijuar nga reshjet e borës. Berisha mori pjesë në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave, ku kërkoi më shumë angazhim për të zhbllokuar të gjitha akset rrugore të këtij rrethi.
Gjithashtu, gjatë kthimit, kreu i qeverisë u ndal edhe në Bulqizë. Ai theksoi se prioritet kryesor i qeverisë së tij gjatë këtyre ditëve të vështira ka qenë shpëtimi i jetëve të njerëzve.
“Deri tani kemi pasur vetëm një jetë të humbur nga i ftohti”, tha Berisha, duke shtuar se njoftimet në media për persona të zhdukur nuk janë të vërteta, por kanë qenë pasojë e pamundësisë për t’u lidhur me telefon.
Berisha shfrytëzoi rastin për të sulmuar opozitën dhe kreun e saj Rama, duke thënë se po përpiqen të shfrytëzojnë politikisht situatën e krijuar nga bora.