Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Berisha Progresi ne lirine ekonomike, pasoje e qeverise sime te kursyer

Publikuar me : 28.09.2011 Ne : Politike - 39 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një raport i Bankës Botërore është bërë sot tema kryesore për mbledhjen e qeverisë. Sipas kryeministrit Berisha, Shqipëria ka shënuar një progres të ndjeshëm përsa i përket lirisë ekonomike dhe kjo për shkak të qeverisjes së tij të mirë.

“Raporti i fundit i BB dhe disa universiteteve mbi lirinë ekonomike në botë dëshmon për një progres të ndjeshëm të Shqipërisë. Progresi i Shqipërisë 16 për qind, ndërsa në total për arsye të njohura të masave të diktuara nga kriza, liria ekonomike ka njohur regres. Ne në fushën e lirisë ekonomike kemi lënë mbrapa 12 vende anëtare të BE-së, këto vende shumë herë më të zhvilluara se Shqipëria, por kjo nuk mund të na bëjë ne aspak euforikë, por duhet të na motivojë fuqishëm të bëjmë gjithçka për zgjerimin e saj. Shqipëria i ka shpëtuar recesionit, krizës vetëm për shkak të modelit të bazuar në lirinë ekonomike.”, tha Berisha.

Sipas tij, mbajtja e këtij pozicioni të lakumeshëm, kërcënohet nga fryrja e administratës. “Kjo është një arritje thelbësore e madhe, por që kërkon nga të gjithë ministrat dhe nga drejtuesit e të gjitha agjencive të heqin nga mendja se mund të shtojnë qoftë dhe një njeri të vetëm në administratë. Koha dhe evolucioni bëjnë të domosdoshëm krijimin e sektorëve dhe agjencive të reja, të cilat duhet të plotësohen duke reduktuar ato të vjetrat. Një arritje kaq të madhe nuk mund ta kërcënojmë me fryrjen e organikave. Kjo administratë e vogël ka dëshmuar se është kjo promotore, projektuese, zbatuese e këtyre reformave, ka arritur eficiencë shumë herë më të madhe sesa kur ishte një administratë e fryrë, që kalonte kohën duke luajtur letra e duke hedhur fall në filxhan”, tha kryeministri.

Kryeministri tha se pozicionimi mirë i Shqipërisë në raportin e BB për lirinë ekonomike vjen si pasojë e uljes së shpenzimeve të qeverisë. “Në taksën e të ardhurave, Shqipëria është në 10-shen e parë, në shpenzimet e qeverisë, qeveri e kursyer. Pozicionohemi shkëlqyer në konkurrencën e bankave, jetëgjatësia mesatare në vend ka arritur në 79.4 vjeç, kur 5 vjet më parë 71 vjeç”, tha kreu i qeverisë, duke u kërkuar ministrave të studiojnë modelin e vendeve që renditen ën vendet e para të raportit.

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

PD-PS vendosin per numerim elektronik

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 71 here.
PD-PS vendosin per numerim elektronikQendër e numërimit të votave / foto arkiv Dy partitë kryesore kanë arritur më në fund të bien dakord për procesin e votimit dhe numërimit për zgjedhjet e ardhshme. Pas rezervave të shprehur nga ekspertët e OSBE/ODIHR-it, PD dhe PS kanë modifikuar qëndrimin por në fund është rënë dakord për numërim elktronik. OSBE/ODIHR shprehën shqetësim për dështim të zgjedhjeve për shkak të kohës së shkurtër që është në dispozicion për implementimin e kësaj praktike, që...Lexo te gjithe artikullin »


» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro
» KLSH, kompjuteret Fatos Beja s’i denoncoi ne prokurori serbet
» Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard
» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se
» Komando ne Bosnje NATO na dekoroi, ministria s’na jep parate
» Ambasadori holandez Presidenti, gjitheperfshires dhe ne raundin e pare
» Sondazhi Greqia, vend i padeshiruar edhe ne NATO
» Presidenti konsensual, Meta ve ne prove aleancen PD-LSI
» Ambasadori i Suedise Presidenti te jete konsensual
» SHBA, Berisha takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit