Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Berisha Projektet e mazhorances per te permbyturit

Publikuar me : 08.12.2010 Ne : Politike - 98 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Ne diten e tete te permbytjeve, kryeministri Berisha ka prezantuar projektet dhe vizionin e tij per Shkodren. Projekti do te jete me tri faza


SHKODER - Shtate dite pasi Shkodra eshte kthyer ne Venecian shqiptare, por ne nje version aspak turistik, kryeministri Berisha ka shpalosur serine e projekteve qe jane gati per te filluar.


Por, Shkodra eshte hera e dyte qe permbytet brenda nje viti dhe kryeministri e ka shpjeguar kete duke thene Do te ishte jo realiste, ne qofte se mendohej se ne harkun kohor njevjecar, kjo qeveri do te mund ti jepte pergjigje afatmesme e afatgjate problemit te permbytjes.


Ai tha se nuk mund te thote kurre se nje zone e nje mrekullie te tille tokesore e ujore do te dale 100 per qind jashte rrezikut, sepse nuk ekziston kjo.


Shpesh marr shembull Rhine, sepse ky lum kalon ne shtetin me te fuqishem te Europes dhe nje nder me te fuqishmit e botes. Kane bere investimet me kolosale dhe serish Rhine del e permbyt jo pak dhe kjo jo se nuk i jane bere nderhyrje.


Brenda muajve te pare te vitit qe vjen, do te filloje ndertimi i By pass-it te Shkodres, projekti per te cilin ka perfunduar teresisht, - beri te ditur kryeministri Berisha.


Ne vijim te shpalosjes se masave qe do te merren nga qeveria, kreu i ketij institucioni theksoi se projekti i By pass-it u rishqyrtua per tu shnderruar ne argjinature. Per te, ky eshte nje projekt i kushtueshem, faktikisht, eshte si te ndertosh nje ure 13 kilometra te gjate, madje ne disa aspekte edhe me i komplikuar. Sipas tij, projekti i By pass-it eshte i perfunduar dhe para ketij projekti, kishte ide te tjera.


Permbytja e vjetshme ishte nje mesim, nga i cili ne duhej te arrinim ne perfundimin per te bere nje prite, e cila do te prese aq sa mund te prese. Sigurisht, kerkohet edhe nje sistem te fuqishem pompash per evadimin e ujerave te qytetit, pasi ato ekzistojne pavaresisht liqenit.


Por, ndertimi i By pass-it do te filloje dhe do te jete nje nder projektet e para qe tenderohet me buxhetin e ri. Sikunder eshte e tenderuar dhe do te filloje, pasi e nderpreu moti, nderhyrja e fuqishme ne argjinaturen e Çasit, - vijoi Berisha.


Kryeministri sqaroi gjithashtu se jane bere e do te vazhdojne nderhyrjet ne argjinaturat e tjera. Por, nenvizoi ai, sistemi i argjinaturave eshte nje sistem qe i marre se bashku shkon ndoshta 100 kilometra, nje sistem shume i gjate e kompleks.


Kreu i qeverise lajmeroi se do te ndermerren hapat qe argjinaturat te mund te marrin rezistencen dhe lartesine e nevojshme. Sapo te biem ne ujdi me Malin e Zi fillon nderhyrja e fazes se pare ne lumin Buna.


Faza e pare nenkupton heqjen e pengesave me evidente, te cilat nuk jane te pakta, pasi derdhja eshte nje problem shume serioz, qe kerkon jo vetem thellimin e Bunes, por edhe krijimin e kanalit ne det, perndryshe thellimi mbyllet e behet i pavlere.


Edhe sot po vazhdojne negociatat me Malin e Zi, sepse nderhyrjet ne nje basen te perbashket ujor nuk mund te behen pa nje ujdi te plote te te dy paleve, - shpjegoi kreu i ekzekutivit.


Ai shprehu besimin se brenda dites se djeshme do te perfundonte nje lloj ujdie per te percaktuar fazen e pare te nderhyrjes ne Bune, faze e cila do te filloje menjehere, si projekt emergjence. Sipas tij, faza e pare do te kontraktohet ne perputhje me ligjin e emergjences.


Faza e dyte dhe e trete jane investime shume te medha, te cilat, se pari, duhet te bazohen ne nje projekt qe garanton shkarkimin, por mbron plotesisht e totalisht liqenin, pasi liqeni ne cdo rast eshte nje nga pasurite me te medha te ketij qyteti, - beri te ditur kryeministri Berisha.


Pikat ku bazohet projekti i qeverise per permbytjet

Brenda muajve te pare te vitit qe vjen do te filloje ndertimi i By pass-it te Shkodres, projekti per te cilin ka perfunduar teresisht. Projekti i By pass-it u rishqyrtua per tu shnderruar ne argjinature. Projekti i By pass-it eshte i perfunduar.


Eshte e tenderuar dhe do te filloje, pasi e nderpreu moti, nderhyrja e fuqishme ne argjinaturen e Çasit. Po ashtu jane bere e do te vazhdojne nderhyrjet ne argjinaturat e tjera. Por sistemi i argjinaturave eshte nje sistem qe i marre se bashku shkon ndoshta 100 kilometra.


Sapo te biem ne ujdi me Malin e Zi fillon nderhyrja e fazes se pare ne lumin Buna. Faza e pare nenkupton heqjen e pengesave me evidente, te cilat nuk jane te pakta, pasi derdhja eshte nje problem shume serioz, qe kerkon jo vetem thellimin e Bunes, por edhe krijimin e kanalit ne det, perndryshe thellimi mbyllet e behet i pavlere.


Faza e dyte dhe e trete jane investime shume te medha, te cilat, se pari, duhet te bazohen ne nje projekt qe garanton shkarkimin, por mbron plotesisht e totalisht liqenin, pasi liqeni ne cdo rast eshte nje nga pasurite me te medha te ketij qyteti.


Situata


Se pari, edhe nje here deshiroj te pershendes dhe te pergezoj shume perzemersisht qytetaret e Shkodres, te Nenshkodres dhe rrethinave per trajtimin me gjakftohtesi te situates natyrore me dramatike qe vendi ka perjetuar, ndoshta ne 150 vitet e fundit, te fatkeqesise natyrore te permasave me te medha, me te cilen Shqiperia eshte perballur ne tere ekzistencen e shtetit shqiptar, - deklaroi Berisha.


Permbytjet

Ndaj, nuk eshte mire te spekulohet. U vjen rende pse Berisha tha vitin e kaluar se ishte permbytja me e madhe ne 100 vjet. Por viti sivjet eshte pas te vjetshmit. Do te ishte normale po te kisha harruar ndonje permbytje para asaj te vjetshmes. Ju mund ta krahasoni, se cila permbytje eshte me e madhe dhe per kete ka harta, mjafton ti merrni ne Google dhe ti matni, - tha kryeministri.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

PD-PS vendosin per numerim elektronik

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 71 here.
PD-PS vendosin per numerim elektronikQendër e numërimit të votave / foto arkiv Dy partitë kryesore kanë arritur më në fund të bien dakord për procesin e votimit dhe numërimit për zgjedhjet e ardhshme. Pas rezervave të shprehur nga ekspertët e OSBE/ODIHR-it, PD dhe PS kanë modifikuar qëndrimin por në fund është rënë dakord për numërim elktronik. OSBE/ODIHR shprehën shqetësim për dështim të zgjedhjeve për shkak të kohës së shkurtër që është në dispozicion për implementimin e kësaj praktike, që...Lexo te gjithe artikullin »


» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro
» KLSH, kompjuteret Fatos Beja s’i denoncoi ne prokurori serbet
» Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard
» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se
» Komando ne Bosnje NATO na dekoroi, ministria s’na jep parate
» Ambasadori holandez Presidenti, gjitheperfshires dhe ne raundin e pare
» Sondazhi Greqia, vend i padeshiruar edhe ne NATO
» Presidenti konsensual, Meta ve ne prove aleancen PD-LSI
» Ambasadori i Suedise Presidenti te jete konsensual
» SHBA, Berisha takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit