Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Berisha Propozimet e PS-se per taksat, marksiste

Publikuar me : 06.12.2011 Ne : Politike - 69 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një ditë pas miratimit të buxhetit të viti të ardhshëm nga maxhoranca në Parlament, kryeministri Berisha e ka shndërruar atë në kryefjalën e mbledhjes së qeverisë.

Pak ditë pasi Banka Botërore dha alarmin për nivelin më të lartë të rajon të borxhit publik të Shqipërisë, kreu i qeverisë shprehet se buxheti i vitit 2012 garanton realizimin e objektivave të maxhorancës: stabilitet makroekonomik dhe mbajtje nën kontroll e nivelit të inflacionit.

“Buxheti i 2012, më i madhi në sfondin e krizës që nuk ia di kush fundin. Ekonomia shqiptare dhe modeli i saj është modeli i funksionimit dhe performancës. Ky është modeli që garanton realizimin e objektivave më ambicioz të maxhorancës: stabilitet makroekonomik dhe mbajtje nën kontroll të inflacionit. Në kohën e uljeve të rrogave dhe pensioneve ne votuam dje për rritjen e tyre. Buxheti garanton zbatimin e projekteve të Shqipërisë dixhitale për përvjetorin e 100 të pavarësisë së vendit. Buxheti mbështet shkolla, spitale, projektet e arrorëve, ullirit dhe pemëve të tjera frutore.

Sipas Berishës, buxheti i vitit të ardhshëm bazohet në “performancën dhe funksionimin e modelit që ka garantuar çdo vit rritjen ekonomike më të madhe në Europën në kulmin e krizës”.

Duke u ndalur në propozimet e opozitës për taksat dhe TVSH-në, Berisha i quajti ato marksiste. “I konsideroj si marksiste propozimet e opozitës për taksat në vend. Shpreh keqardhjen e thellë, për disa propozime të cilat synonin pikërisht mekanizmin themelor të modelit, zëvendësimin e modelit të tregut me modelin marksist”.

Sipas Berishës, propozimi i socialistëve për zëvendësimin e taksës së sheshtë me atë progresive çon në shkatërrimin e sistemit të refomave.

“Partia Socialiste kërkon rrënimin e vendit me slogane komuniste: Luftë kundër të pasurve. Këta duan të të shkatërrojnë me taksa, se si krijohen vendet e reja të punës, nëpërmjet investimeve. Varfëria nuk bëhet e zhbëhet duke shkatërruar të pasurit. Këtë e kanë provuar shqiptarët në kurrizin e tyre”, tha Berisha.

Ndërkohë, në një reagim në Twitter, kreu socialist ka reaguar ndaj deklaratave të shefit të qeverisë “me zemër të dhembshur”.

“Qeveria refuzoi propozimin tonë për uljen e taksave për rrogëtarët e zakonshëm dhe heqjen e TVSh-së për bukën, qumështin, ilaçet”, shkruan Rama.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

PD-PS vendosin per numerim elektronik

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 71 here.
PD-PS vendosin per numerim elektronikQendër e numërimit të votave / foto arkiv Dy partitë kryesore kanë arritur më në fund të bien dakord për procesin e votimit dhe numërimit për zgjedhjet e ardhshme. Pas rezervave të shprehur nga ekspertët e OSBE/ODIHR-it, PD dhe PS kanë modifikuar qëndrimin por në fund është rënë dakord për numërim elktronik. OSBE/ODIHR shprehën shqetësim për dështim të zgjedhjeve për shkak të kohës së shkurtër që është në dispozicion për implementimin e kësaj praktike, që...Lexo te gjithe artikullin »


» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro
» KLSH, kompjuteret Fatos Beja s’i denoncoi ne prokurori serbet
» Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard
» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se
» Komando ne Bosnje NATO na dekoroi, ministria s’na jep parate
» Ambasadori holandez Presidenti, gjitheperfshires dhe ne raundin e pare
» Sondazhi Greqia, vend i padeshiruar edhe ne NATO
» Presidenti konsensual, Meta ve ne prove aleancen PD-LSI
» Ambasadori i Suedise Presidenti te jete konsensual
» SHBA, Berisha takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit