Publikuar me : 09.01.2012 Ne :
Politike - 85 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kryeministri Sali Berisha cilëson si të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin e rajonit praninë e SHBA-së dhe NATO-s në. Këtë ai ia shprehur ambasadori të SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu, në takimin ku ky i fundit njohu Berishën me “Strategjinë e re të Mbrojtjes së SHBA, të prezantuar pak ditë më parë nga Presidenti Barak Obama”.
Kreu i qeverisë shqiptare “duke vlerësuar lart rolin e SHBA dhe NATO-s në Evropë, në zgjidhjen dhe stabilizimin e konflikteve në rajonin e Evropës Jug – Lindore, në dy dekadat e fundit”, – thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të kryeministrit “ka nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të mbajtjes në të ardhmen të pranisë së SHBA dhe të NATO-s në rajon, si një kusht i rëndësishëm për garantimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit demokratik të këtij rajoni”.
Pasi mori vlerësimin e Arvizusë për rolin e Shqipërisë në NATO, Berisha ka ritheksuar angazhimin për të përmbushur detyrimet e saj.