Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Berisha-Rama, debate ne distance per programin ekonomik

Publikuar me : 03.11.2011 Ne : Politike - 91 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 Denis Dedej

Një ditë pas publikimit të programit të ri politik të PS-së, kryeministri Berisha ka sulmuar projektin përp jesën ekonomike. Duke i fokusuar akuzat tek projekti i PS-së për të rikthyer taksën progresive, Berisha e cilësoi si një plan marksist që nuk duhet zbatuar dhe ka siguruar sipërmarrësit se nuk do të ketë një taksim të tillë. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, gjatë diskutimit për kuadrin makroekonomik dhe programin buxhetor afatmesëm 2012-1014, kreu i qeverisë është fokusuar më shumë tek projekti i prezantuar nga kreu i PS-së, Edi Rama, në Asamblenë Kombëtare se sa në planin e tij qeverisës.

“Qeveria propagandon se gjatë periudhës 2006 – 2010 ka ulur taksat, por faktikisht ka ndodhur e kundërta: për 95 perqind të popullsisë, pra shumicën dërrmuese të shqiptarëve që punojnë dhe konsumojnë, taksat janë rritur. Para vendosjes së taksës së sheshtë, barra fiskale mbi të ardhurat e punëtoreve ishte 2 -3 perqind, ndërsa pas vendosjes së saj u rrit në 10 perqind. Aktualisht, mësuesit paguajë 10 herë më shumë taksë mbi të ardhurat, mjekët 15 herë më shumë, ndërsa infermierët 30 herë më shumë taksa se në vitin 2005”,- thuhet në programin ekonomik të PS-së.

“Ata që mendojnë të begatojnë vendin duke shkatërruar e luftuar të pasurit, ata që mendojnë se do të begatojnë vendin duke bllokuar privatizimet, koncesionet dhe partneritetin publik-privat nuk bëjnë gjë tjetër veçse shpalosin alternativën e etërve të tyre, e cila nuk kthehet kurrë më në këtë vend. Sistemi marksist fiskal nuk ka e nuk mund të ketë të ardhme. Ai është provuar një sistem katastrofal dhe një nga shkaqet e falimentimit të doktrinës ka qenë sistemi i tij fiskal që bazohet në rrënimin e të pasurve”,u përgjigj dje Berisha nga mbledhja e qeverisë. Ai garantoi se jo vetëm që nuk mund të ketë ndonjë mendim për t’i rritur, por do të vijohet për të lehtësuar veprimtarinë e tyre, si dhe do të ndërmerret një përpjekje e re për të zgjeruar lirinë ekonomike të sipërmarrjes.

“Qeveria e Sali Berishës pranon se në Shqipëri konsumi taksohet 3 herë më shumë se fitimi dhe pasuria. Si pasojë pasuria është përqendruar tek një pakicë shumë e vogël shqiptarësh. Vetëm 5 perqind e depozituesve në bankat shqiptare zotërojnë më shumë se 50 perqind të depozitave të shqiptarëve. Të pasurit pasurohen dhe të varfrit varfërohen. Pabarazitë midis shumicës së shqiptarëve dhe një pakicë përherë e më të vogël po shtohen dita ditës.

Kjo situatë alarmante kërkon urgjentisht vendosjen e një drejtësie sociale për 95 perqind të popullsisë. Politikat tona fiskale do të jenë në shërbim të drejtësisë sociale, pa cenuar zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë. Parimi ynë themelor është se rishpërndarja funksionon përmes progresivitetit. Kush është më i pasur do të ketë një barrë më të lartë fiskale se sa një më i varfër”,- thuhet në programin e PS-së, por për Berishën kjo është një skemë e falimentuar.

“Të dalësh sot me taksën progresive, në një kohë kur bashkinë e falimentove duke rritur taksat dhe e dorëzove si një institucion të falimentuar në rrafshin fiskal, atëherë më thoni se çfarë mund t’i bëjnë Shqipërisë politikat marksiste, përveçse rrënimit”,- akuzoi kreu i mazhorancës kundërshtarin e tij politik. Pas deklaratave të Berishës, Rama reagoi përmes rrjetit social Tuiter duke thënë: “Ne jemi me marksistët Obama, Merkel, Sarkozy e Cameron, madje edhe me marksistin Berlusconi. Kurse Saliu është me çunat e Bllokut të vet”.

 

 

Sali Berisha: Europa ëstë në krizë, por Shqipëria jo

Kreu i qeverisë pranoi situatën e vështirë ekonomike dhe vlerësoi se nuk mund të mohohet se Europa nuk ka njohur ndofta një krizë kaq të thellë të sistemit të borxheve. “Krizë, e cila nuk do mund të kapërcehet për një kohë të shkurtër. Jo, absolutisht. Fakti është fakt. Borxhet provohen tashmë si një tepri, pasi është tepruar me to, sepse ato janë marrë dhe nuk janë investuar në ekonomi, infrastrukturë, në teknologjitë më të mira për të rritur prodhimin, por janë shpërdoruar për qëllime hedonistike apo të tjera. Dhe kjo është një krizë që do të persistojë”,- ka thënë Berisha.

Teksa ka analizuar situatën ekonomike në Europë, duke sjellë në vëmendje krizën ekonomike, ai ka deklaruar se për Shqipërinë është paraqitur një realitet krejt tjetër. Madje, kryeministri tha gjatë fjalës së tij se “ekonomia shqiptare ka një dinamizëm të admirueshëm dhe të dhënat janë inkurajuese”. Sipas kreut të qeverisë, ky vlerësim bazohet në rritjen e eksporteve me 320 milionë dollarë në 9 muaj, veçanërisht e eksportet e mallrave “Made in Albania” me 27 për qind. “Të gjithë, kur lëvizin sot nëpër këto rrugë, shohin makina e njerëz që qarkullojnë, por harrojnë se ato janë arteriet e qarkullimit të energjisë më të fuqishme të kësaj toke, që është energjia e tregut”, – deklaroi dje Berisha.

 

 

Edi Rama: Taksat dhe Sali Berisha

..Saliu u kuturis të na quajë marksistë dhe ndjekës të politikës së etërve, ndërkohë që propozimi ynë është e vetmja rrugë shpëtimi nga kriza ekonomike e financiare që thellohet dita-ditës në Shqipëri. Shqipëria s’mund ta tolerojë më tutje politikën dërrmuese të taksës së sheshtë. Infermierja që paguante 30 herë më pak taksa nga të ardhurat e veta ditën që Doktori u ngjit në qeveri, s’ka pse paguan sot 30 herë më shumë, ndërkohë që Doktori paguan më pak taksa sot që ka rrogën më të lartë në Shqipëri se sa kur ishte në opozitë. Po ashtu s’mund të paguajnë më shumë taksa ata që lekët i fitojnë me punë, njerëzit e zakonshëm, se sa ata që lekët i bëjnë me lekë, pra të pasurit. E nëse i referohemi “etërve” që Saliu i ka në majë të gjuhës, pra Enverit dhe Partisë së Punës ku militoi për njëzetë e ca vjet si bir i denjë i flamës së vitit ‘67, ata kishin pikërisht teorinë që taksat janë e keqja rrëgjuese e kapitalizmit. Ndërsa etërit themelues të botës demokratike taksat si kontribute sipas mundësive i konsiderojnë një çështje mirëfilli patriotike.

“Taksa e sheshtë është grabitje”, thotë njëri ndër figurat më të spikatura të suksesit ekonomik të administratës së Presidentit Klinton, Sekretari i Shtetit për Punën Robert Reich. Në Shqipëri taksa e sheshtë ka kaluar në rrjepje të 95 perqind të shqiptarë që, bashkë me taksat e konsumit, i paguajnë qeverisë më shumë sesa të pasurit e marrë së bashku, ndërkohë që vetëm 5 perqind e depozituesve zotëron më shumë se 50 perqind të pasurisë. Kjo është jo vetëm e patolerueshme nga pikëpamja etike, por edhe tërësisht e pajustifikueshme nga pikëpamja e qeverisë po të marrësh parasysh se taksa e sheshtë s’ka sjellë as rritje të punësimit, as rritje të të ardhurave në buxhet, as rritje të mirëqenies. Po vetëm varfërim, polarizim, shkretim social.

E më e shëmtuara në retorikën egërsisht primitive të Saliut është se nuk e ka asfare filozofik qëndrimin e tij, gjë që mund të thuhet për mbrojtësit e ndershëm të teorisë së taksës së sheshtë, po e ka tërësisht në funksion të rritjes së pasurisë të oborrit të tij. Pra s’ka hallin e Marksit ish-Sekretari fanatik i Enverit, po hallin e çunave të Bllokut të tij. Të cilëve u ka vënë në dispozicion sistemin fiskal të Shqipërisë dhe xhandarmërinë fiskale të qeverisë për t’i ndihmuar të bëjnë përditë nga një përshesh me taksën e ulur shesh e, më anë tjetër, të zhbëjnë punët e sipërmarrësve të tjerë, që nxirren me gjoba mafioze e shqelma pushteti nga tregjet e nga rrugët e konkurrencës.

Ne jemi të qartë e të vendosur: 95 perqind e shqiptarëve do paguajnë më pak e do jetojnë më mirë. 5 perqind të tjerët do paguajnë më shumë dhe do jetojnë edhe më mirë. Në një Shqipëri më të drejtë e më të qetë për të gjithë.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

PD-PS vendosin per numerim elektronik

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 71 here.
PD-PS vendosin per numerim elektronikQendër e numërimit të votave / foto arkiv Dy partitë kryesore kanë arritur më në fund të bien dakord për procesin e votimit dhe numërimit për zgjedhjet e ardhshme. Pas rezervave të shprehur nga ekspertët e OSBE/ODIHR-it, PD dhe PS kanë modifikuar qëndrimin por në fund është rënë dakord për numërim elktronik. OSBE/ODIHR shprehën shqetësim për dështim të zgjedhjeve për shkak të kohës së shkurtër që është në dispozicion për implementimin e kësaj praktike, që...Lexo te gjithe artikullin »


» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro
» KLSH, kompjuteret Fatos Beja s’i denoncoi ne prokurori serbet
» Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard
» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se
» Komando ne Bosnje NATO na dekoroi, ministria s’na jep parate
» Ambasadori holandez Presidenti, gjitheperfshires dhe ne raundin e pare
» Sondazhi Greqia, vend i padeshiruar edhe ne NATO
» Presidenti konsensual, Meta ve ne prove aleancen PD-LSI
» Ambasadori i Suedise Presidenti te jete konsensual
» SHBA, Berisha takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit