Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Berisha Rama punoi me mua per rrezimin e Nanos, Rama Rrenacak pa cak

Publikuar me : 04.12.2011 Ne : Politike - 81 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

( I përditësuar)- I menjëhershëm ishte reagimi i liderit të opozitës Edi Rama në faqen e tij të Tëitter në lidhje me deklaratën e Berishës në Durrës. Kryesocialisti Rama mohon akuzat e Berishës duke u shprehur “Unë punoja me Saliun për të rrëzuar Nanon? Aq sa ç’kam punuar me këtë rrenacak pa cak për të shkruar në libër se çfarë mendoj për Fatosin”.

Rama e cilësoi kryeministrin Berisha si një lexues të gjynahtë, që merret gjithë ditën me librin e tij, por që nuk e pranon se e ka lexuar librin “Është keqardhje të kesh një lexues të gjynahtë si Saliu, që merret me librin gjithë ditën, po nuk thotë dot që e ka lexuar!”, komentoi Rama.

 

*******

Berisha në Durrës: Rama ishte anti- NATO, nuk them se ai është anti- evropian

Në prag të 8 Dhjetorit, ditës ndërkombëtare të rinisë kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot një takim me të rinjtë e qytetit të Durrësit. Në bashkëbisedim me të rinjtë Berisha theksoi se 8 Dhjetori I vitit 1990 është një datë që meriton nderimin më të madh, sipas kryeministrit kjo datë pas asaj të pavarësisë është viti më përcaktues për shqiptarët.

“Viti 90 mund të konsiderohet si viti i mrekullive dhe kjo për ju nuk është kaq e lehtë të realizohet por ata që kanë lindur para jush dhe kanë kaluar vite në regjimin më të egër, mund ta kuptojnë”, u shpreh Berisha.

Kreu i qeverisë theksoi se përballja e studentëve në vitet 90-të ishte më e egra pasi ekzekutoheshin nga regjimi barbar. “Përballja ishte më e egra pasi moshatarët tuaj në vitin 90 përballeshin me një regjim, i cili edhe pasi kishte hequr dënimin për tradhti ndaj atdheut, ekzekutoi 83 bashkëmoshatarë tuaj që u nisën për në botën e lirë duke besuar që ligji u hoq dhe do të mund të kalonin kufirin”, theksoi Berisha.

Sipas kryeministrit pas 20 vitesh, Shqipëria ka pasur arritje të mëdha dhe vendi ecën i sigurt drejt grupit të vendeve të zhvilluara. “Procesi i integrimit u pengua nga kreu i opozitës për qëllime të pastra politike. Nuk them se ai është anti-europian. Opozita ka qenë anti-NATO, por jo anti-evropiane. Rama besoi se duke bllokuar qeverinë dhe vendin do të vinte më shpejt në pushtet, por përgjigjen e mori në 8 maj”, deklaroi Berisha.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

PD-PS vendosin per numerim elektronik

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 71 here.
PD-PS vendosin per numerim elektronikQendër e numërimit të votave / foto arkiv Dy partitë kryesore kanë arritur më në fund të bien dakord për procesin e votimit dhe numërimit për zgjedhjet e ardhshme. Pas rezervave të shprehur nga ekspertët e OSBE/ODIHR-it, PD dhe PS kanë modifikuar qëndrimin por në fund është rënë dakord për numërim elktronik. OSBE/ODIHR shprehën shqetësim për dështim të zgjedhjeve për shkak të kohës së shkurtër që është në dispozicion për implementimin e kësaj praktike, që...Lexo te gjithe artikullin »


» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro
» KLSH, kompjuteret Fatos Beja s’i denoncoi ne prokurori serbet
» Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard
» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se
» Komando ne Bosnje NATO na dekoroi, ministria s’na jep parate
» Ambasadori holandez Presidenti, gjitheperfshires dhe ne raundin e pare
» Sondazhi Greqia, vend i padeshiruar edhe ne NATO
» Presidenti konsensual, Meta ve ne prove aleancen PD-LSI
» Ambasadori i Suedise Presidenti te jete konsensual
» SHBA, Berisha takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit