Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Berisha- Rames Mos shkruaj vepra, por voto reformat

Publikuar me : 28.10.2011 Ne : Politike - 45 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kryeministri Berisha i kërkoi opozitës që të heqë dorë nga praktika e bllokimit dhe të bashkëpunojë për reformat.

“Rama u dënua nga qytetarët e Tiranës dhe po përpiqet të bllokojë shqiptarët. Wshtë më mirë të ulemi të miratojmë ligjet sesa të shkruajmë vepra” është shprehur kryeministri ndërsa ka paralajmëruar se të gjithë ata të cilët do të përpiqen të bllokojnë do të marrin përgjigjen e merituar.

Këtë deklaratë kreu i qeverisë  e bëri në Tropojë ku ka mbërritur për një vizitë 4-orëshe. Sipas njoftimit të faqes zyrtare të Këshillit të Ministrave, Berisha “në orën 10:00 inaguron aksin Bajram Curri–Ragam Kam, Tropojë,(loti 1, rreth 17 km) dhe Bajram Curri – Ragam Kam, Tropojë (Loti 2, rreth 15 km)”.

Hera e fundit që Berisha vizitoi Tropojën ka qenë në qershor të vitit 2009, gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve. Ai u rikthye në vendlindje pas një mungese 12-vjeçare dhe në pritjen që i rezervuan tropojanët e quajti Tropojën vendin më të dashur mbi dhe .  “Jam sot midis jush, para së gjithash për të shprehur krenarinë time të madhe, krenarinë time të pakufishme për ju dhe se jam njeri prej jush. Sikundër dua t’iu siguroj ju, se kudo që unë ndodhem, në Tiranë apo në metropolet e Evropës dhe të botës, në çdo vend, mendja ime çdo ditë vjen tek ju. Vjen këtu në Malësinë e Gjakovës, vjen në këtë vend më të dashurin për mua mbi këtë dhe”, tha Berisha para bashkëpatriotëve në qytetin e Bajram Currit.

Ka qenë viti 1997, ai që shënoi ndarjen e Berishës nga vendlindja, për shkak të një incidenti gjatë mitingut në sheshin e qytetit. Në vizitën e tij të fundit në 2009-n, Berisha tha se ishin arsyet politike ato që shënuan ndarjen e tij nga vendlindja në 97-n. “Për mua dhe për ju 97-a është periudha më e dhimbshme në tërë historinë e Tropojës, sepse është me një urrejtje primitive ndaj kontributit tuaj, bandat u veshën me pushtet dhe ekzekutuan djemtë e Tropojës”, është shprehur Berisha.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

PD-PS vendosin per numerim elektronik

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 71 here.
PD-PS vendosin per numerim elektronikQendër e numërimit të votave / foto arkiv Dy partitë kryesore kanë arritur më në fund të bien dakord për procesin e votimit dhe numërimit për zgjedhjet e ardhshme. Pas rezervave të shprehur nga ekspertët e OSBE/ODIHR-it, PD dhe PS kanë modifikuar qëndrimin por në fund është rënë dakord për numërim elktronik. OSBE/ODIHR shprehën shqetësim për dështim të zgjedhjeve për shkak të kohës së shkurtër që është në dispozicion për implementimin e kësaj praktike, që...Lexo te gjithe artikullin »


» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro
» KLSH, kompjuteret Fatos Beja s’i denoncoi ne prokurori serbet
» Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard
» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se
» Komando ne Bosnje NATO na dekoroi, ministria s’na jep parate
» Ambasadori holandez Presidenti, gjitheperfshires dhe ne raundin e pare
» Sondazhi Greqia, vend i padeshiruar edhe ne NATO
» Presidenti konsensual, Meta ve ne prove aleancen PD-LSI
» Ambasadori i Suedise Presidenti te jete konsensual
» SHBA, Berisha takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit