Dy muaj me pare shtypi botoi disa foto shume familjare te Sali Berishes dhe gruas se tij, me femijet e Enver Hoxhes. Fotot tregonin stine te ndryshme shetitjesh, pasi njera ishte shetitje me varke ne liqen dhe tjetra ne nje dhome dimri me oxhak. Fotot nuk kane nevoje per koment, dhe vete Berisha u kufizua ne komente pas botimit te tyre. Ai thjesht shpjegoi se djali i Enver Hoxhes dhe nusja e tij me te cilen ai ka pasur dhe ka miqesi, jane mbeshtetes te PD-se. (?!!!)
Edhe pse eshte qesharak si arsyetim, jemi te detyruar ta marrim si te mireqene, si te vetmin shpjegim zyrtar qe ka dhene per ato foto, por nuk duam ta veme ne pozite te veshtire dhe ta pyesim sot nese i ka ftuar miqte e tij te vjeter ne mitingun festiv qe do te mbaje, meqe ata i konsideroj si mbeshtetes te PD-se ?
Ajo qe eshte e frikshme dhe regresive ne antimitingun e sotem te pushtetit, eshte se Dita simbol e rrezimit te monumentit te nje diktatori, po perdoret si nje Dite urrejtje kunder opozites njesoj si ne Libi, apo Iran. 20 vjet pas rrezimit te nje monumenti te diktatorit komunist, Shqiperia eshte ne rruge per te rrezuar Monumentin e Korrupsionit, simbol i te cilit eshte Sali Berisha.
Njesoj si ne vitin 1991, dhe tmerresisht njesoj si ne vendet e botes arabe keto muaj, Sali Berisha po imiton diktatoret ne ikje dhe ne vdekje, ne te gjitha detajet. Ai po vret per te ndalur protestat, po organizon ditet e urrejtjes kunder opozites dhe po fyen gjakun e te vrareve per drejtesi nga dritaret poshte zyres se tij. Ai po jeton njesoj si diktatoret paranojen e vrasjes se tij, eliminimin fizik me arme apo helm, dhe mbi te gjitha po derrmohet nga ideja se ai mund te shkoj dhe para drejtesise. I plakur ne fytyre nga tensionet, me buze te plasur dhe te pasheruar prej disa muajsh, me nje retorike paranojake per armiqte qe e rrethojne, ai eshte bere sot me shume se kushdo tjeter personazhi i medias boterore, qe e citojne per diktator plak, apo qe e rendisin ne mes te atyre udheheqesve politike ne bote qe po ikin nga betejat kunder diktaturave te korrupsionit. I rrenuar nga kjo klime, ai po perdor diten simbol te triumfit te opozites ne Shqiperi, per te mbjelle urrejtje kunder opozites duke ngjallur nje fryme te frikshme anti-demokratike ne kete vend.
20 vite pas rrezimit te Monumentit te Enver Hoxhes, ne kemi nje qeveri qe po investohet kunder protestave me arme ne dore dhe perfaqesues fiktive te Levizjes se Dhjetorit qe kerkojne qe historia te ndalet ne vitin 1990 dhe te mos kete me protesta dhe lufte per drejtesi ne kete vend. Njesoj si ne logjiken e krereve te nazizmit ne Gjermani, qe mendonin se liria u arrit kur erdhi ne pushtet Hitleri, dhe Berisha dhe ndjekesit e tij mendojne se betejat per liri mbyllen aty ku ata vijne ne pushtet dhe pas kesaj cdo gje eshte e ndaluar.
20 vite pas rrezimit te Monumentit te Enver Hoxhes, une si gazetar jam me pak i lire se ne Shkurt te vitit 1991 per te shkruar, por jam me shume i rrezikuar nga falangat e krimit se atehere dhe intelektualet e vendit tim jane me te frikesuar se atehere per te folur. Ne diten simbol te opozites ne kete vend, ne po prodhojme 20 vite me pas nje dite urrejtje per opoziten per arsyen e vetme se ajo rrezikon pushtetin e Diktatures se Korrupsionit ne vend dhe udheheqesit te saj, Sali Berisha.
Kjo eshte arsyeja, qe sot shumica e shqiptareve jane nervoze, pasi Diktatura e Korrupsionit, pasi u ka vjedh paret nga xhepat e tyre, pasi u ka vjedh pronat dhe dinjitetin, pasi u ka vjedh taksat dhe te ardhurat e tyre permes ryshfeteve, tani po u vjedh dhe diten kur ata duhet te protestojne kunder kesaj tiranie te re per te shembur Murin e Korrupsionit.
20 vite pas renies se Perdes se hekurt, mbare bota po tronditet nga shembja e mureve te tiranive te korruptuara, te cilat nuk kane me asnje lidhje me ideologjite. Mubaraku nuk ishte as i majte as i djathte, por nje diaktor hajdut, Ben Ali nuk ishte as i majte as i djathte por diktator hajdut. Nje i tille eshte dhe Sali Berisha. Ndaj ai sot eshte njeriu me pak i gezuar realisht ne shesh. Atij nuk i shijon koncerti, atij i shijon frikesimi i opozites dhe zhdukja e saj. Por ai ben nje gabim fatal ne llogarite me historine. Ai duhet ta linte pa bere pis 20 Shkurtin per te qene dita simbol e opozites. Por nuk ka vend per tu shqetesuar. Jo shume kohe me vone, ne do te kemi pervec 20 Shkurtit dhe nje date tjeter, ku opozita e ketij vendi do te perkujtoje renien e pushtetit te Sali Berishes.
Sot Sali Berisha nuk ka thirrur nje koncert festiv per te perkujtuar ate qe rrezoi populli i Tiranes me 20 Shkurt 1991. Sot Sali Berisha po perpiqet ti heq friken vetes. Koncerti i tij festiv mbi nje bulevard ku jane vrare nga dora e tij kater qytetare shqiptare i ngjan dekretit te Ramiz Alise ne Shkurt te 1991 per mosprekjen e monumenteve.
Eshte e frikshme ta mendosh se per te rrezuar bustin e diktatorit, nuk u derdh asnje pike gjak, edhe pse kish dekrete presidenciale qe e mbronin, kurse per te protestuar para zyres se Sali Berishes jane vrare deri me sot kater qytetare. Kjo eshte diferenca e tij e frikshme me ata qe iken nga pushteti me 20 shkurt 1991. Diktatoret mes te tjerash krahasohen dhe me gjakun qe derdhin duke ikur.