Publikuar me : 17.10.2011 Ne :
Politike - 92 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

“Rendja pas cilësisë është emergjencë dhe ne na takon për këto rrethana të krijuara në mënyrë të papritur të përballemi me universitete me një situatë emergjence”, tha kryeministri sot në një konferencë të organizuar për financimin e universiteteve.
Pavarësisht kësaj, Berisha u shpreh se qeveria inkurajon hapjen e universitetetve të reja private, me kusht që kriteret e tyre të mos jenë produkt i burokracisë.
Berisha u ndal në modelin e ri të financimit, i cili sipas tij do t’u krijojë mundësi të reja të rinjve që duan të vazhdojnë shkollën e lartë por nuk kanë të ardhura të mjaftueshme.
“Do bëjmë gjithçka për të rritur buxhetin, për të përmirësuar mësimdhënien dhe do bëjmë gjithçka t’u japim ju autonominë maksimale pasi kam bindjen më të thellë se leva e Arkimedit është liria akademike”, u tha Berisha drejtuesve të universiteteve.