Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Berisha Topi e Nano jo President, Topalli ndoshta

Publikuar me : 16.12.2011 Ne : Politike - 42 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka përjashtuar dje mundësinë e kandidimit të Fatos Nanos për President të Republikës, por nga ana tjetër ai la një derë të hapur për nënkryetaren e tij, Jozefina Topalli. I ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, Berisha tha se Presidenti i Republikës është një post politik dhe si i tillë nuk do të zgjidhet nga shoqëria civile. I pyetur konkretisht për emrin e Fatos Nanos, Berisha tha se ai duhet të kandidohet nga e majta. “PD do të ketë kandidatin e saj për president. Ai do të vijë nga e djathta, nga vetë PD. Nanon nuk e kandidoj”,- tha Berisha.

“Kandidati ynë do të dalë sapo të nisë gara. Zonja Topalli dhe disa zonja e zotërinj të tjerë kanë të gjithë kualitetet për të qenë në atë post, por në mënyrë absolute nuk ekziston asnjë kandidaturë deri sa të fillojë gara”,-tha Berisha duke shtuar se ai vetë nuk do të kandidojë për këtë post.

Nga ana tjetër ai paralajmëroi një periudhë paqeje me presidentin Topi duke thënë se nuk do të ketë asnjë kandidaturë të djathtë deri sa të mbarojë mandati aktual. “Në historinë e një vendi nuk mund të ketë asgjë më rrënuese për institucionin qendror të shtetit, se sa deklarimi i Presidentit në detyrë, për të krijuar parti. Nëse flitet për dinjitet shtetëror, kjo është e rëndë, sepse Presidenti qëndron qartësisht jashtë forcave politike dhe presidenca kurrë nuk mund të jetë një parti politike në një Republikë Parlamentare.

Ai ka një rrugë, të japë dorëheqjen dhe pastaj të krijojë parti politike, me qenë se maxhoranca e cila e kandidoi, ka deklaruar publikisht se nuk do ta rikandidojë. Kjo është e prerë. Nuk mund të bëjë kompromise artificiale, pasi kjo do të thotë të marrësh peng presidencën. Të votosh një President për të shmangur krijimin e një partie që të bënë dëm ty, do të thotë të bësh pazare”, tha Berisha.

Në lidhje me emërimin e Bujar Leskajt në krye të KLSH-së, Berisha tha se ishte një kompromis i detyrueshëm pasi Presidenti i Republikës nuk kishte ndër mend të konsultohej me Kuvendin. Mbetej që ose KLSH të lihej pa kryetar deri në fund të mandatit të Topit, dhe maxhoranca i kishte votat për ta bërë këtë, ose të prevalonte institucionalizimi dhe KLSH të kishte kryetarin e saj”, tha Berisha.

 

 

Meta shmang Nanon: Do konsultohem me Berishën

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, shmang ish-kryetarin e Partisë Socialiste, Fatos Nano, për çështjen e Presidentit të Republikës. Në daljen e djeshme për mediat, i pyetur mbi deklarimin e Nanos se dëshiron të kandidojë për kreun e shtetit, Meta theksoi se vitin e ardhshëm nuk është çështja e Presidentin më e rëndësishmja. Ai tha se viti i ardhshëm është një vit i jashtëzakonshëm për të gjithë vendin tonë dhe kombin tonë sepse është viti i 100-vjetorit të Pavarësisë dhe të krijimit të shtetit shqiptar. “Ndaj nuk dëshiroj t’i jap më shumë rëndësi se sa i takon çështjes së Presidentit, aq më tepër kur jemi ende shumë herët për të folur për këtë çështje dhe ku natyrisht është një President tjetër në mandatin e tij.

Lëvizja Socialiste për Integrim, për këtë çështje, në kohën e duhur do të mbajë qëndrimin e saj dhe natyrisht do të konsultohet edhe me Partinë Demokratike edhe me forca të tjera politike, bazuar edhe në marrëveshjen e kësaj qeverie koalicioni”, – deklaroi Meta. Ky i fundit njihet si një mik i afërt me Fatos Nanon dhe së bashku janë shfaqur shpeshherë në takime të gjata midis tyre sa herë që vendi ka pasur ngjarje të rëndësishme politike.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

PD-PS vendosin per numerim elektronik

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 71 here.
PD-PS vendosin per numerim elektronikQendër e numërimit të votave / foto arkiv Dy partitë kryesore kanë arritur më në fund të bien dakord për procesin e votimit dhe numërimit për zgjedhjet e ardhshme. Pas rezervave të shprehur nga ekspertët e OSBE/ODIHR-it, PD dhe PS kanë modifikuar qëndrimin por në fund është rënë dakord për numërim elktronik. OSBE/ODIHR shprehën shqetësim për dështim të zgjedhjeve për shkak të kohës së shkurtër që është në dispozicion për implementimin e kësaj praktike, që...Lexo te gjithe artikullin »


» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro
» KLSH, kompjuteret Fatos Beja s’i denoncoi ne prokurori serbet
» Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard
» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se
» Komando ne Bosnje NATO na dekoroi, ministria s’na jep parate
» Ambasadori holandez Presidenti, gjitheperfshires dhe ne raundin e pare
» Sondazhi Greqia, vend i padeshiruar edhe ne NATO
» Presidenti konsensual, Meta ve ne prove aleancen PD-LSI
» Ambasadori i Suedise Presidenti te jete konsensual
» SHBA, Berisha takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit