Berisha urdheron drejtuesit e pushtetit lokal Hapni rruget, angazhoni edhe komunitetin
Publikuar me : 19.02.2012 Ne :
Politike - 83 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kryeministri Sali Berisha nga Korça u ka kërkuar kryetarve të komunave të Korçës si edhe ato të të gjithë vendit që të hapin rrugët e bllokuara nga dëbora. Berisha duke folur nga mbledhja e shtabit të emergjencave u shpreh se qeveria ka për detyrë të hapë rrugët kombëtare ndërsa ato në fshatra duhet të zhbllokohen nga drejtuesit lokal.
Nga ana tjetër ai ka nënvizuar se pushteti lokal duhet të angazhojë dhe komunitetin për realizimin e këtij qëllimi.
“U kërkojmë kryetarëve të komunave të hapin rrugët. Nuk i kërkojmë të hapin akset kryesore se ato i hapim ne por ata duhet të hapin me çdo kusht rrugët e fshatrave”, tha Berisha. “Fondi për hapjen e rrugëve është i mjaftueshëm por përdorimi i tij duhet sa më shpejt dhe sa me më eficencë dhe mobilizuar e angazhuar edhe komunitetin”, ka shtuar ai.