Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Berisha Vendet evropiane jane ne krize sepse nuk kane modelin tone ekonomik

Publikuar me : 31.01.2012 Ne : Politike - 66 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kryeministri Berisha e ka cilësuar të sukseshëm modelin ekonomik të qeverisë së tij, një model që sipas tij nëse do të ishte ndjekur nga qeveritë e vendeve europian do të kishte shmangur krizën ekonomike.

“Ky model ka bërë që Shqipëria në 4 vjet të ridimensionojë disa herë potencialin e saj të biznesit. Nga viti 2006 deri në 2011 janë mbledhur 7,2 miliardë dollarë më shumë taksa dhe tatime. Nëse e ndiqni krizën europiane dhe botërore, ajo në themelin e vërtetë të saj ka mungesën e reformave me të cilat ekonomitë e vendeve duhej të përshtateshin me globalizmin”, tha Berisha në mbledhjen e grupit të PD-së.

Sipas kryeministrit, qeveritë europiane po bëjnë sot atë që qeveria e tij ka bërë kohë më parë. “Qeveritë sot në Europë po lëvizin në drejtim të liberalizimit, masa që ne i ndërmorëm kohë më parë. Liberalizime të lejeve, licencave etj. Kjo është fryma që do t’i nxjerrë nga kriza këto vende. Shqipëria lë disa vende të BE mbrapa përsa i përket lirisë ekonomike”, tha Berisha.

Kreu i qeverisë nuk harroi të sulmonte opozitën për propozimet e saj me karakter ekonomik, kryesisht taksën progresive.

“Në këtë realitet, si klithma të së shkuarës vjen edhe propaganda vulgare e drejtuesve të PS-së. Pasi u thanë shqiptarëve dy vjet rresht se në Shqipëri ka 1 milion të papunë dhe nuk u thanë se pse mashtruan 1 milion herë kur krahët e punës nuk janë as edhe një milion sipas censusit.

Injoranca financiare në piedestal nuk mund të vendosej ndryshe. Ku Shqipëria mbylli vitin me inflacionin 1.7 për qind, ndër më të ulëtit në Europë. Tani së fundi kanë problemin e taksave. Duan t’i rikthehn modelit marksist, i cili është një nga faktorët kryesorë të krizës së sotme. Modeli ynë bëri që punonjësi që merrte 220 mijë lekë në vitin 2005, të merrte 500 në 2011”, tha Berisha.

Bindjen për suksesin e modelit ekonomik të qeverisë së tij, Berisha e bazon në statistikat e censusit. “Statistika e para dy ditëve se 50 për qind e bizneseve aktive janë të katërvjeçarit të mandatit tonë të parë është dëshmia më e shkëlqyer e suksesit të modelit tonë ekonomik”, tha ai.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

PD-PS vendosin per numerim elektronik

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 71 here.
PD-PS vendosin per numerim elektronikQendër e numërimit të votave / foto arkiv Dy partitë kryesore kanë arritur më në fund të bien dakord për procesin e votimit dhe numërimit për zgjedhjet e ardhshme. Pas rezervave të shprehur nga ekspertët e OSBE/ODIHR-it, PD dhe PS kanë modifikuar qëndrimin por në fund është rënë dakord për numërim elktronik. OSBE/ODIHR shprehën shqetësim për dështim të zgjedhjeve për shkak të kohës së shkurtër që është në dispozicion për implementimin e kësaj praktike, që...Lexo te gjithe artikullin »


» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro
» KLSH, kompjuteret Fatos Beja s’i denoncoi ne prokurori serbet
» Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard
» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se
» Komando ne Bosnje NATO na dekoroi, ministria s’na jep parate
» Ambasadori holandez Presidenti, gjitheperfshires dhe ne raundin e pare
» Sondazhi Greqia, vend i padeshiruar edhe ne NATO
» Presidenti konsensual, Meta ve ne prove aleancen PD-LSI
» Ambasadori i Suedise Presidenti te jete konsensual
» SHBA, Berisha takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit