Publikuar me : 04.01.2012 Ne :
Politike - 39 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kryeministri i vendit Sali Berisha është nisur sot në Francë për të marrë pjesë në Seminarin “Bota e Re 2012: Rritje, Ndryshim, Risi”, i cili do të zhvillohet në Paris, nga data 5 deri më 6 janar.
Në këtë seminar do të diskutohet për modelet e reja të rritjes ekonomike, për fuqitë e reja ekonomike në botë dhe mbi vlerat e reja që duhet të ketë bota pas krizës ekonomike e financiare. Jo vetëm kaq, por dhe mbi rolin e Evropës në ekuilibrat e rinj ndërkombëtarë.
Ky Seminar do të organizohet nga ministri francez i Energjitikës Eric Besson, nën kujdesin e Presidentit Nicolas Sarkozy.
Në këtë seminar do të marrin pjesë një numër personalitetesh të shquara si dhe drejtues kompanish dhe akademikë në fushën e ekonomisë.