Publikuar me : 07.12.2011 Ne :
Politike - 79 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kryeministri Berisha është nisur sot për një vizitë disaditore në Francë. Sipas faqes zyrtare të Kryeministrisë, gjatë qëndrimit në Francë, Berisha do të marrë pjesë në punimet e Kongresit e XX të PPE-së, i cili do të zhvillohet në Marsejë, në datat 7 dhe 8 dhjetor, si dhe do të takojë edhe homologun francez, Francoise Fillon.
Kongresi XX i PPE-së do të diskutojë mbi situatën ekonomike në Evropë dhe çështjen e një forcimi politik dhe integrimi të mëtejshëm ekonomik, fiskal e social, si një përgjigje ndaj krizës ekonomike në eurozonë. Berisha pritet të mbajë fjalën e tij gjatë ditës së parë të punimeve të kongresit.
Berisha do të marrë pjesë në Samitin e kryetarëve të shteteve dhe kryeministrave të PPE-së, ndërsa në ditën e tretë të vizitës do të takohet me kryeministrin Francoise Fillon. Në qendër të takimit do të jetë zhvillimi dhe fuqizimi e marrëdhënieve dypalëshe dhe procesi i integrimit evropian.