Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Berisha vs Zogu… Ç’hipokrizi e bajatosur!

Publikuar me : 30.11.2011 Ne : Kuriozitete - 58 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli




Rrezon Abazaj*

 

Fjalët e shumta janë fukarallëk. Dhe është vështirë të vijosh të thuash e të shkruash fjalë, kur ke të bësh me dikë që fjalët i ka shpërdoruar aq shumë, sa tashmë ia merr jo era, po flladi. Në këtë kontekst nuk ka ndonjë rëndësi se çfarë thotë sot Berisha për të ndjerin Leka Zogu.

Por është e përçmueshme si vepër që Berisha ia lejon vetes në mënyrë të përsëritur jo vetëm ta shkaktojë vdekjen apo ta përdhosë atë, por edhe të tallet me të vdekurit.

Vetëm pasi Leka Zogu ndërron jetë, Berisha nxjerr në publik “sekretin” e madh: Leka Zogu e paska fituar referendumin, por ia paskan vjedhur votat. Madje i lejon vetes edhe më shumë se kaq. Deklaron se Leka në ‘97 e paska pësuar nga mentaliteti “ju votoni, unë numëroj” (!). Dhe këtë e thotë Berisha.. Të qeshim apo të qajmë? Është njësoj si të thotë korbi “Shihni sa pendë të bardha kam në bythë”. Personi që rri në pushtet me vota të vjedhura e të devijuara, përmend votat e vjedhura. Të vjen keq për ata që duhet të qajnë sot njeriun e tyre, se të ishte ndryshe kjo do ishte deklarata më humoristike e vitit.

Tani që Leka është i vdekur dhe nuk ka asnjë rrezik për pushtetin e Berishës, ky i fundit lëshon pordhën e rradhës dhe i jepka Lekës “hakun”. Pse nuk ia tha këtë sihariq kur ishte gjallë? Aman o zot, ç’hipokrit i bajatosur.

 

 

*Per letrat e lexuesve mund te perdorni adresen letra@shekulli.com.al  dhe/ose letra.shekulli@gmail.com. Letrat qe nisen te shoqeruara me emer mbiemer dhe fotografi do botohen ne versionet print dhe online te Shekullit. Ju falenderojme per komentet e perditshme  /  Redaksia Online

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Serbia heq makiazhin

Publikuar me : 21.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 51 here.
Arbër Zaimi Të vetmit që u habitën për fitoren e Tomisllav Nikoliçit në zgjedhjet presidenciale të Serbisë ishin europianistët paternalizues të Brukselit, këta babaxhanë që kujdesen kaq shumë për mbarëvajtjen e marrëdhënieve mes popujve të Ballkanit. Në sytë e tyre ballkanasit janë ende fëmijë, e fëmijët janë të paditur, të paformuar, me një subjektivitet të mangët. Mirëpo habia e baballarëve evropianë me rezultatin e zgjedhjeve presidenciale serbe nuk zgjati...Lexo te gjithe artikullin »


» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret
» Pse tremb vota e emigranteve?
» Eksperience me nderkombetare
» Shqiptaret si faktor stabiliteti
» Promovimi politik i abetares
» Borxh edhe per rritje pagash?
» Sezoni turistik dhe indiferenca e qeverise
» Deputete qe sillen si adoleshente

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit