Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Berisha zgjedh kandidatet per kreun e Bankes se Shqiperise

Publikuar me : 27.10.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 64 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Emirjon Senja

Ardian Fullani, Petraq Milo dhe Elisabeta Gjoni janë propozimet e qeverisë për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Këshilli i Ministrave ka miratuar dje vendimin për tre emrat e saj që propozon në organin kryesor drejtues të Bankës së Shqipërisë, nga i cili do të zgjidhet edhe Guvernatori. Këshilli Drejtues ka gjithsej nëntë anëtarë, nga të cilët, pesë propozohen nga Kuvendi, tre nga qeveria dhe një nga vetë Këshilli Mbikëqyrës. Që prej datës shtatë tetor, anëtarëve të propozuar shtatë vjet më parë ishin pa mandat dhe për këtë arsye ose duhej të rikonfirmoheshin ose duheshin zëvendësuar. Qeveria ka përmbushur këtë detyrim ligjor duke futur dy emra të rinj, siç është Elisabeta Gjoni dhe Petraq Milo për të zëvendësuar Ksenofon Krisafin dhe Tefta Çuçin. Tashmë pritet votimi në Kuvend që anëtarët e propozuar të marrin detyrën.

Procedura për zgjedhjen e Guvernatorit është pak ndryshe. Kusht është që Guvernator të zgjidhet njëri prej anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës. qeveria i propozon Presidentit të Republikës njërin nga anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës për Guvernator, në rast se gëzon pëlqimin e Presidentit, emri kalon për votim në Kuvend dhe miratohet me 71 vota. Në rast të kundërt, qeveria është e detyruar që të propozojë një emër tjetër, por sërish nga emrat e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës.

Të tre emrat e propozuar rishtazi gëzojnë pëlqimin e kryeministrit Berisha. Ai nuk kurseu lëvdatat për Fullanin gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë. “Zoti Adrian Fullani, një bankier me një eksperiencë të gjatë pune në sistemin bankar dhe drejtues i Bankës së Shqipërisë, në një nga kohërat më të vështira për financat evropiane dhe botërore”,- tha ai. Ndërkohë, Elisabeta Gjoni është aktualisht Kryetare e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, e cila kontrollin tregun e sigurimeve dhe atë të letrave me vlerë. Petraq Milo nga ana tjetër, është këshilltari i Kryeministrit për ekonominë.

Referuar deklaratave në një emision televiziv, duket se Fullani gëzon edhe mbështetjen e Presidentit të Republikës për emërimin. Megjithatë, mbetet për t’u parë se cilin prej anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë do të propozojë Presidenti për postin e Guvernatorit. Janë edhe dy anëtarët të tjerë të Këshillit Mbikëqyrës të cilëve iu ka mbaruar mandati që më datë shtatë tetor. Ata janë anëtarët që propozohen nga Kuvendi. Ndërkohë një anëtar tjetër do të propozohet nga vetë Banka pasi i mbaron mandati pas tre javësh.

 

Ardian Fullani

Ardian Fullani ka filluar punën në Bankën e Shqipërisë që prej vitit 1985, ndërkohë që prej vitit 1987 ka qenë në postin e zëvendës drejtorit të Departamentit të Jashtëm në BSH. Që nga viti 1992 ka shërbyer si zv/Guvernator dhe njëkohësisht drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë. Nga viti 1997 deri në 2004, ai punoi pranë Bankës Italo-Shqiptari si Menaxher i Përgjithshëm dhe zv/Menaxher i Përgjithshëm. Më tetor 2004, Fullani zgjidhet anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së dhe njëkohësisht Guvernator.

 

Elisabeta Gjoni

Elisabeta Gjoni është kryetare e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Gjoni ka mbajtur postin e zv/guvernatorit të parë të Bankës së Shqipërisë në vitet 1993-1996. Po ashtu ajo ka qenë edhe këshilltare e Presidentit Berisha përgjatë viteve 1992-1997. Gjoni ka një të kaluar në sistemin mbikëqyrës të BSH-së si edhe në tregun e letrave me vlerë. AMF-ja është një institucioni i krijuar në vitin 2006 dhe ka si objektiv monitorimin dhe rregullimin e tregut të sigurimeve dhe atij të letrave me vlerë.

 

Petraq Milo

Që prej vitit 2007, Petraq Milo është Këshilltar i Kryeministrit për Ekonominë. Karriera e Milos fillon në vitin 1981 ku diplomohet si oficer i artilerisë tokësore në Shkollën e Bashkuar. Në vitin 1988, mer diplomën e dytë, kësaj radhe për ekonomist. Në vitin 1996 përfundon masterin për Administrim Publik, ndërkohë në vitin 1999 merr titullin Doktor në Ekonomi. Deri në vitin 2005, Milo ka mbajtur funksione të ndryshme, si Drejtues i Zyrës Fiskale të UNMIK-ut në Kosovë, drejtor i Politikave, etj. Prej vitit 2007, mban postin e Drejtorit të Bordit të INSIG-ut.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 66 here.
CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it Hidrocentrali i Vaut te Dejes, foto arkiv Kompania çeke CEZ nuk i ka shlyer detyrimet ndaj Korporatës Energjetike Shqiptare, pavarësisht vendimit të qeverisë shqiptare të datës 29 shkurt të këtij viti, ku i vendosej kompanisë që të shlyente detyrimet brenda dy javëve. Drejtori i Përgjithshëm i KESH-it, Engjëll Zeqo, u shpreh se, “detyrimi i CEZ-it arrin vlerën 10 miliardë lekë”, duke krijuar mungesë financiare dhe likuiditetesh në arkën e KESH-it. Nisur nga...Lexo te gjithe artikullin »


» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare
» Pronat, kalon ligji Tapi per tokat e ndara me ligjin 7501
» KLSH METE, 1.8 miliarde leke shkelje nga koncesionet

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit