Publikuar me : 31.01.2012 Ne :
Sport - 33 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Endi Tufa
Zlatan Ibrahimoviç edhe një herë tregohet vendimtar për Milanin. Sulmuesi suedez ishte autori i golit të parë dhe një asist në fitoren 3-0 të kuqezinjve kundër Kaliarit, duke konfirmuar në këtë mënyrë gjendjen e mirë që po përjeton lojtari. Ndërkohë në ditët e fundit të merkatos të klubit italian, emri i 30-vjeçarit nuk diskutohet të jetë në listën e atyre që mund të transferohen. Ka qenë vetë agjenti i futbollistit, Mino Raiola, që e konfirmoi diçka të tillë, duke thënë se Ibra vlen 150 milionë euro.
“E shoh kur luan dhe akoma më mahnit. Do ta mbyllë karrierën e tij tek Milani? Është jeta e tij dhe nuk dal kundër vullnetit të lojtarit. Marr çdo ditë telefonata për të, por Berluskoni më ka thënë se Zlatan vlen 150 milionë euro”.
Emri i dytë që ka thurur elozhe për suedezin, duke vlerësuar lojën e tij, ka qenë pikërisht Adriano Galiani. Nga ana tjetër zv.presidenti i Milanit ka lënë me pikëpyetje çështjen e merkatos. “Është e kotë të flasësh për të. Ibrahimoviç është fantastik. Përsa i pëket merkatos, mund të them se Maksi Lopez është blerja e fundit. Megjithatë, kush e njeh të ardhmen? Milani për momentin renditet në vendin e dytë në kampionatin italian me 43 pikë dhe ndodhet vetëm një pikë larg kryesuesve të Juventusit.