Partia e Berluskonit ka dale e mundur nga raundi i dyte i zgjedhjeve administrative dhe vete ai nuk e mohon kete. PDL ka humbur ne Milano dhe Napoli, ndersa Berluskoni, i cili fillimisht nuk e komentoi rezultatin, ka thyer heshtjen me pas duke pranuar deshtimin. Kemi humbur, kjo eshte e dukshme, po ka shtuar se e vetmja rruge eshte ruajtja e qetesise dhe ecja perpara.
Mazhoranca eshte kohezive dhe e vendosur ne reformat e saj. Une jam natyre luftetari, sa here humbas, forcat e mia trefishohen, tha ai, duke hedhur poshte edhe hipotezat per pakenaqesi nga ana e aleatit Umberto Bossi. Ai eshte dakord qe ne te ecim perpara se bashku.
Do te pendoheni
Kryeministri italian u ka leshuar nje mesazh te qarte qytetareve qe nuk e kane votuar ne zgjedhjet administrative . Mendoj se ne Napoli do te pendohen te gjithe, ndersa ne Milano duhet te lusin Zotin qe te mos ndodhe ndonje gje negative, ka thene ai.