Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Biberaj Sulmet ndaj Topit, politike

Publikuar me : 21.08.2010 Ne : Politike - 130 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Anetari i Kryesise se PD, Aleksander Biberaj, analizoi dje perplasjen me te fundit midis mazhorances dhe presidences


Sulmet ndaj institucioneve te pavarura kushtetuese, synojne gjunjezimin/nenshtrimin e institucionit


TIRANE- Sulmet e perseritura te lidershipit te mazhorances, Sali Berisha, ndaj institucionit te Presidentit te Republikes jane sulme qartesisht politike dhe behen me qellim gjunjezimin ose nenshtrimin e ketij institucioni teper te rendesishem kushtetues.


Ky eshte vleresimi i bere nga anetari i Kryesise se Partise Demokratike, Aleksander Biberaj, duke iu referuar perplasjes se fundit te mazhorances dhe Presidences. Sipas tij, ky sulm nuk perben tashme nje rast te shkeputur apo te vetem, por nje filozofi politike te ngritur ne sistem nga lidershipi i mazhorances.


Ai e cileson kete metode si nje model politik tejet te deformuar dhe antidemokratik qe synon nenshtrimin dhe kontrollin e plote te institucioneve te pavarura kushtetuese nepermjet presioneve dhe sulmeve politike. Per zyrtarin e larte demokrat, mentalitetet dhe modelet e nenshtrimit te institucioneve te pavarura kushtetuese nepermjet sulmeve ndaj tyre, perbejne mentalitete dhe modele teper te vjetruara politike dhe te tejkaluara tashme, pa asnje lloj perspektive dhe pa te ardhme.


Sulmet ndaj institucioneve te pavarura kushtetuese, qe perbejne tashme tendenca te hapura dhe synime te qarta te lidershipit te mazhorances aktuale, synojne
gjunjezimin/nenshtrimin e ketyre institucioneve, duke dhunuar ne menyre flagrante nje nder parimet baze te demokracise, si dhe duke goditur nje nder guret e themelit dhe kolonat mbajtese dhe mbrojtese te demokracise dhe te shtetit ligjor te se drejtes, qe eshte ndarja e pushteteve dhe respektimi i kesaj ndarjeje, theksoi Aleksander Biberaj.


Per ish-zevendespresidentin e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes, ne themel te demokracise, krahas zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, qendron edhe ndarja edhe respektimi i pushteteve, dhe pikerisht cenimi i secilit prej ketyre gureve te themelit, perben edhe cenim dhe rrezikim te demokracise.


Ne te njejten kohe, vijon arsyetimin e tij anetari i Kryesise se PD, keto sulme ndaj institucioneve jane tregues i degradimit te qeverisjes, i varferise dhe shterpesise se saj, pse jo edhe strategji e terheqjes se vemendjes nga problemet e shumta qe ka vendi dhe qytetaret shqiptare.


Probleme te cilat, sipas tij, duhet ti zgjidhe qeverisja, e cila ne cdo vend demokratik votohet per te forcuar dhe respektuar institucionet e pavarura dhe kushtetuese dhe jo per ti sulmuar apo shkallmuar ato. Nga ana tjeter, ai vlereson se sulmet ndaj Presidentit te Republikes, Bamir Topi, perbejne nje mungese te theksuar morali dhe shkelje te etikes.


Sulmet ndaj Presidentit (Ish-n/kryetar i PDSH-se, ish-kryetar i Grupit Parlamentar te PD-se, si dhe nje nder perfaqesuesit me dinjitoz te se djathtes reale shqiptare), perbejne nje mungese te theksuar morali dhe shkelje te rende te etikes, pasi Topi si per ironi te fatit po sulmohet nga te vetet, nga pjesetaret e familjes se tij politike, strategji e qarte kjo dhe konstante e lidershipit te mazhorances, qe synon dobesimin, ne moseliminimin e te djathtes reale ne Shqiperi, tha dje ne nje komunikim per mediat, Aleksander Biberaj.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

PD-PS vendosin per numerim elektronik

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 71 here.
PD-PS vendosin per numerim elektronikQendër e numërimit të votave / foto arkiv Dy partitë kryesore kanë arritur më në fund të bien dakord për procesin e votimit dhe numërimit për zgjedhjet e ardhshme. Pas rezervave të shprehur nga ekspertët e OSBE/ODIHR-it, PD dhe PS kanë modifikuar qëndrimin por në fund është rënë dakord për numërim elktronik. OSBE/ODIHR shprehën shqetësim për dështim të zgjedhjeve për shkak të kohës së shkurtër që është në dispozicion për implementimin e kësaj praktike, që...Lexo te gjithe artikullin »


» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro
» KLSH, kompjuteret Fatos Beja s’i denoncoi ne prokurori serbet
» Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard
» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se
» Komando ne Bosnje NATO na dekoroi, ministria s’na jep parate
» Ambasadori holandez Presidenti, gjitheperfshires dhe ne raundin e pare
» Sondazhi Greqia, vend i padeshiruar edhe ne NATO
» Presidenti konsensual, Meta ve ne prove aleancen PD-LSI
» Ambasadori i Suedise Presidenti te jete konsensual
» SHBA, Berisha takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit