Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Binjaket me Luanin

Publikuar me : 20.04.2011 Ne : Kulture - 119 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Eshte ora
Kur miqte e mi blu
Sdihet ku me cojne,
Me nje barrele klithme. (I.B.)


Takimi yne edhe kesaj here do te quhej Vetmi me njerez, si titulli i librit te tij te pare, vetmi qe ai e sillte me vete dhe e shpallte mbeshtjelle me nje si hare panairesh para meje. Por me specifikisht, ajo nate kaloi nen shenjen e horoskopit (E dije ti qe une jam Luani?).


Vertiste neper duar nje tufe turfulluese gazetash (si krife ), shume gazeta, te gjithat e asaj dite, perfshi ato te sportit mbase, te cilat i kishte grumbulluar vetem e vetem per te lexuar horoskopin e faqes se fundit, per te pare yllin e vet ne poza te ndryshme, ose me mire per ta pare veten nga lart, nga te kater anet e yjesise, ne menyrat shpesh konfliktuale si keto pershkrime regjistroheshin ne te njejten dite, per te njejten shenje, ne gazeta te ndryshme.


Nuk kishte asnje mundesi konkrete ti shkepusje ndonje prove ku e bazonte kete pasion te ri qe e kishte kapluar (me gjase ca dite me pare, e me shume gjasa do ta linte ca dite me vone) per arsyen e njohur se edhe po te pyesje, e sigurt qe ai nuk po te degjonte, teksa fliste me ze te larte (duke mbytur cdo dy rrokje nje te qeshur) per driten statistikore te yjeve ndoshta, per luksin me cmim te lire te parashikimit ditor te gati cdo hapi, cdo fytyre qe do takonim, te cdo oferte qe duhet te refuzonim.


Po kete entuziazem kishte prure edhe ne nje takim a dy me pare, muaj te shkuar, kur me shpaloste si ftese (po pse mua, vella?) nje cope te grisur gazete, me nje skeme progresive pasurimi, bazuar ne perqindje shitjesh te televizoreve me ngjyra; pastaj me leket e televizoreve me ngjyra kishim per te botuar nje kolane te plote te gjithe poezise paralele shqipe (ketu automatikisht me vjen batuta epokale e F.B., kur u pyet nga autoritetet e Durresit pse shkruante poezi se me eshte prish kontrasti i televizorit).


Si ne rastin e biznesit te televizoreve, edhe ne kete te parashikimeve, si perhere, nga e qeshura qe mbeshtillej perposhte fjaleve te tij, ti nuk mund ta kuptoje dot sa e vertete per Ilirin eshte kjo qe po te thote. Gjithsesi, po te coheshe heret, dhe esell te shkoje ne tezgen e gazetave me mengjes, ne faqen e fundit, poshte fjalekryqit, nen emrin e koduar kolektiv dhe perkates, ne cdo gazete, kishe mundesi te zbuloje me imtesi rruget e duhura qe hapeshin si brenda filxhanit te kafes turke, e pastaj ti merrje keto udhet, te mesoje levizjet e sakta te dites, strategjite, ne menyre qe te mberrije i paplagosur deri tek shtrati ne darke.


Iliri, mesa kuptoj, kerkonte qe edhe une ti bashkohesha popullit qe i braktis gjithe faqet e para, politiken, kulturen, kroniken, me the e te thashe, e te behesha edhe une nga ata te faqes se fundit, ku gjithe dija mbaron nen zerin e shkerbyer te guruse qe zmadhohet pas sferes. Ne pamje te pare duket si ndonje dorezim fatalist e i verber, po ne fakt, sot dyshoj se behej fjale per dicka me te thelle, deri subversive.


Nuk ishte fjala ti besohej horoskopit, por thjesht te zbatoje me perpikmeri gjithcka ai urdheronte, te bindje veten se ajo cka pritej te ndodhe, po te ndodh, dhe nese gjithnje e me shume njerez do ti nenshkruheshin konspiracionit, nje rend i ri do te formesohej pak nga pak, nje harmoni ne perparim e siper do te buiste neper cepa te ndryshem te qytetit, sepse qe me pare eshte caktuar nje nivel makro, ciklik, ku Bricjapet, fjala vjen, duhen homologuar me Shigjetaret, dhe sigurisht Ujoret me Peshkataret e keshtu, rrjedhimisht, ne nivelin e meposhtem, ditor, njeriu qe pritet nder Akrepe te jape nje lajm te mire sot je ti i Demit, ndaj jepua lajmin e mire, se ti mundesh ta lexosh nen shenjen e horoskopit perbri cka pret tjetri nga ti, e keshtu me radhe marshon algoritmi terthorazi e majtas-djathtas, poshte-lart e anasjelltas, dhe ja ku u plotesua fjalekryqi, u perputh njerezimi brenda struktures galaktike, te pakten deri ne Kine, ku nuk ka alfabet (dhe rrjedhimisht as analfabete).


Nejse, nuk di sa ishte ky qellimi, por e sigurt se Iliri ate nate po me mahniste me virtytet e horoskopit si tekst (pak kohe me pare kesaj, nje mesues tjeter, (R.), sapo me kishte ushqyer dashurine letrare per shkresat zyrtare dhe poetiken e burokracise); nuk pertonte te lexonte me radhe, duke bere edhe korrigjime parodike, here cish thene per Luanin e tij gjate dites qe iku, e here cu tha mbi Binjaket, nen te cilet kisha lindur une, ne mes te nates keshtu, mbi kalldremin e oborrit tim dhe drita e paket behej skenike tek ai vazhdonte te deklamonte ditaret tona totalitariste, me zera te ndryshem, gazete me gazete.


Dikur, nderpret leximin me syte qe i hapeshin tej xhamave edhe me, si per tu siguruar mire qe po me sheh pikerisht, e me thote duke ngrohur zerin me mall Keta te Dita Informacionit kane horoskopin me te dhembshur! (Nuk ia mbaj mend mire emrin, po di se ishte nje nga ato gazeta qe hapeshin e mbylleshin pa te keq asokohe, vetem pas disa numrash mund te behet fjale shume mire per te njejten gazete ku horoskopin e modifikonte fshehtas nje figure qe e njihja, redaktor aty gjithe puna ishte te sajohej nje horoskop i volitshem, me ane te perkembimeve te te cilit ky robi perpiqej te kontrollonte afeksionin e nje vashe bestyte qe punonte po ne ate redaksi imagjino fjali te tipit edhe sot do te merrni nje ftese te papritur nga dikush qe ju do).


Emri i gazetes mbase nuk me vjen i qarte, por ama mbaj mend mire tonin e Ilirit dhe fjalen e dhembshur. Zbulova keshtu se Iliri ne fakt i blinte gazetat te gjitha, jo vetem qe te sigurohej per precizionin konsensual te planimetrise se te ardhmeve periodike, por edhe si e si te gjente horoskopin me te bukur syresh dhe me te meshirshmin, ate qe do tia plagoste diten me pak. Kjo eshte fjala qe duhet, dhimbja; e pa rehabilituar fjalen patetike, pa e nxjerre nga tentakulat e camcakezit te anglishtes se aeroportit qe te kthehet aty ku ishte, nuk mund tia permend kujt Ilirin. Se Iliri ishte patetike ne kuptimin e vjeter dhe te fisnikeruar, por po aty edhe ironi, ne perzierjen me te bukur te ketyre te dyjave; ai e kishte formulen e pamundur te perzierjes, nje perzierje qe i turbullonte te pamesuarit.


Ne vjershat, apo me mire perrallat, ironia i del me pak, edhe ajo ne formen e lojes dhe habise, por dhimbje eshte cka mbetet e te kalon ne lekure si me kalk nga vargjet e nje nuske te trukuar. Iliri ishte ne kerkim te dhembshurise mbase, ishte ne kerkim te nje mase apo rryme qe tejshkon frymore e gjesende, nje rryme e cila ishte e afte te ta thithe dhimbjen. Por jo per ta fshire, se ndryshe loja mbaron.


Thjesht per te ta marre te plote ne vete dhimbjen, qe ajo te dyfishohet keshtu barazisht, sa perbrenda teje, edhe jashte, brenda dikujt a dickaje tjeter. Ne kete raport dhimbja sikur fashitet ne iluzionin e ndjere fort se nuk je vetem, se ti nga dhimbja nuk mund te sherohesh -mire!- ama kete dhimbje po e provon per ty, se te do, nje tjeter - pra ti nuk je vetem!


Lengata ndodh tashme ne nje shtrat marinari ti vuan poshte e ai tjetri nje kat permbi; shtrati i zene siper ben bark nen peshen e vuajtjes tende-thua ti!-po ec e gjeje kush eshte siper, si quhet, se ai nuk flet, si e ka fytyren vellai, lexuesi sot, se ai as doren nuk qet prej atje, nga ana tjeter e librit. Por mjafton qe ai eshte aty per ty.


Ne fund, ti shkon e beson se ne fakt dhimbja origjinale nuk mund te jete jotja je ti qe po e jeton vuajtjen e te tjereve, je ti qe ke shkuar vullnetarisht tek leprozet dhe ke pranuar semundjen, ngaqe nuk di cte besh tjeter per ta, ngaqe nuk di si ti sherosh dot; Se jam bere i dhembshur-lexoj nga kujtesa-qe diten kur dielli/ derdhi ne mua gjithe mallengjimin.


Nje nate qershori apo korriku (Gaforrja, Luani)(1995) kishte ardhur Iliri te me bente deshmitar te dhimbjes, po kryesisht kishte ardhur te flinte ne shtratin e njohur vakant te dhomes sime-asokohe te prenotuar per gjithe lunderthyerjet e zones.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Historia jone e dendur me folklor

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 39 here.
Historia jone e dendur me folklorNga provat e shfaqjes "Heronjte e viagres" Valeria Dedaj “Heronjtë e viagrës” janë heronj fiktiv të një shoqërie që gjithnjë ka vuajtur për të pasur udhëheqës shpirtërorë. Komedia epike e Bashkim Hoxhës, njëherësh regjisor i saj, trajton këtë fenomen të trashëguar nga tradita si shqetësim aktual. Vepra është prodhim i Teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit që drejtohet nga Hoxha. Ai flet shkurt për projektin që do ta ketë premierën më 25 maj,...Lexo te gjithe artikullin »


» Jo gjithmone e perzene Even nga parajsa
» Mbe ane te “erotizmit ne kinema”
» Nga magjepsese ne magjistrice
» Nxenesit mbajne trupin e mjeshtrit
» Lamtumire maestro!
» Underground
» Viti i dyte vazhdon me shlyerjen e borxheve
» Nje kengetar ne gjuhen latine per Carl Orff-in
» Kuaj dhe bicikleta. Po viti ’97?
» Vlore, mbyllet Aulona Folk

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit