Publikuar me : 19.12.2011 Ne :
Kuriozitete - 56 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Vargje nga Arben Duka
Ti s’para bisedon kollaj,
s’krijon kollaj normalitet.
Unë e di mirë, edhe prandaj,
e bëj bisedën si di vetë
Ndoshta “bisedë” i them më kot,
se vetëm unë këtu po flas,
se ti nuk je, nuk ke si flet,
ndaj fjalën vetëm unë e ngas
Kurbani është në rend të ditës,
dhe pse u bë kohë që ka dalë
ti nuk përdor hiç rrufepritës
dhe seriozisht nuk merr çdo fjalë
Pounë dy fjalë do të ti them,
janë fjalë poeti, jo hendeqesh,
si publicist je fenomen,
si romacier ke kohë të ndreqesh
Kurbani yt s’më sjell shqetësim,
se gjetkë tani më mat kandari
dhe pse kët’ titull miku im,
e kam përdorur unë i pari
Më sjell shqetësim fukarallëku
dhe kriza që ka nxjerrë dhëmbët,
këtu na mbyti hajdutllëku,
porse askush s’po i tund këmbët
Këtu na griu korrupsioni,
atdheut krejt ia mori xhanin,
po ti na thua të “lexoni”,
dhe për dy vjet vetëm Kurbanin
Të tjera gjëra mund të bëhen,
Saliut për ti kthyer restën,
ata me shifra le të dehen,
por populli kërkon protestën
Ti thua “le të ngrihet vetë”
po si të ngrihet o Edvin?
Kur politika s’e mbështet,
asnjë protestë nuk ka kuptim
Unë nuk e di si e ke thënë,
po kjo e gjitha është një mufkë,
po ndave popullin nga vetja,
PS-ja është zero me xhufkë