Njezet vjec ose pak me shume; veshur me te zeza, mbushur me tatuazhe, me kryqe ortodokse. Me urrejtje! Ne mendje ngulitur mitin e nje Serbie te madhe qe nuk kane njohur kurre, qofte edhe per shkak te moshes. Nacionaliste te semure, shpesh here te dehur, gjithmone ne kerkim te sherrit.
Keta jane protagonistet kryesore te sfides midis Italise dhe Serbise; nje ndeshje futbolli, nje feste per familje e transformuar ne nje vitrine nderkombetare per anen me te erret te shoqerise serbe.
Disa qindra ultras te Yllit te Kuq te Beogradit, ekstremiste te djathte, te dhunshem dhe te mire-organizuar, arriten te marten te hyne ne stadiumin Ferraris te Xhenovas, me gershere, shkopinj, thika dhe shashka.
Pasi mbajten peng per nje pasdite te tere, qendren e qytetit, duke thyer xhama dhe kercenuar kalimtare te tmerruar, vendosen te sabotonin ndeshjen, dhe ia dolen mbane ne menyre te perkryer.
Nuk mungoi edhe nje vizite e shkurter brenda autobusit te kombetares serbe. E shkurter, por mjaft domethenese, duke pasur parasysh se portieri titullar Stoikovic, refuzoi te zbriste ne fushe, dhe u gjet ne dhomen e zhveshjes italiane, i mbledhur kruspull nga frika (sic tregoi Prandelli, trajneri i te kalterve).
Pra, asgje nuk u la manget pjesa antike e Xhenoves u vandalizua me shkrime dhe thyerje; lojtaret serbe u kercenuan aq sa dridheshin nga frika dhe ndeshja u pezullua per shkak te dhunes se ushtruar brenda stadiumit.
Nuk mungoi as racizmi etnik, lidhur ngushte me kete lloj ultra-nacionalizmi qe i shkaktoi Serbise nje figure mjerane ne euro-vizion. Grupi i ultraseve te organizuar vinte nga i njejti ambient ku u rrit famekeqi Tigri Arkan (Željko Ražnatović), lideri i para-ushtarakeve serbe qe shkaktoi vaj te pafund ne Bosnje me pare dhe ne Kosove me vone.
Si pasoje u dogj flamuri shqiptar dhe u inskenuan thirrje kunder pavaresise se Kosoves nje zhargon i njohur per nostalgjiket e Milloshevicit.
Duke lene menjane faktin qe mjaftuan 500 cunake te dhunshem per te kapur mat forcat e rendit italiane dhe qe keta lloj tifozesh, nuk duhet te shohin nje stadium as me dylbi, jo me te udhetojne per mijera kilometra pa asnje kontroll; duke mos diskutuar pra, keqmenaxhimin e situates nga policia italiane dhe mungesen totale te bashkepunimit te sherbimeve nderlidhese serbe, lind nje pyetje - A ka nje regji te perbashket qe harmonizon veprimet e ekstremisteve nacionaliste, per nje objektiv te caktuar? Nese po, cili eshte ky qellim?
Shume analiste vendosin ne te njejtin fokus trazirat e Xhenoves, me perleshjet e se henes te ndodhura ne Beograd, ku molla e sherrit ishte nje miting homoseksualesh (120 te plagosur, shumica ishin police).
Qellimi i perbashket i niperve te Milloshevicit, eshte te pengohen bisedimet per hyrjen e Serbise ne BE, duke krijuar ne opinionin publik evropian imazhin e nje Serbie akoma unfit, e papershtatshme.
Sepse nje Serbi ne BE, nenkupton nje normalizim te raporteve me fqinjin Kosovar, deri ne njohjen e plote te pavaresise.
Ndoshta, kjo gje do te ndodhe pas shume vitesh, kur ka per te qene thjesht nje formalitet. Per te djathten ekstremiste, kjo do te ishte humbja e betejes se fundit dhe do te duhej perdorur cdo mjet per ta ndaluar. Futbolli ne kete rast eshte thjesht skena ku ka me shume spektatore, amplifikator i pavullnetshem i nje programi politik te dhunshem.
Njerez si Ivan Bogdanovic (i cili personalisht dogji flamurin tone, dhe kryesoi sulmet e tifozeve), mendohet te jene krahu operativ i nje organizate politiko-ushtarake, kokat e se ciles gjenden diku tjeter.
Beogradi zyrtar, heret a vone, duhet te ballafaqohet me kete realitet tashme njezetvjecar, sepse turpe te tilla nuk jane me te tolerueshme per ambicien evropiane te nje populli te tere.
Sepse, vetem me nje Serbi te lire nga fantazmat e se kaluares, mund ti hidhet nje grusht uje fucise se barutit me emrin Ballkan.