Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Bizneset Çmimin e karburanteve e rriti qeveria

Publikuar me : 09.01.2012 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 39 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Emirjon Senja

Për kompanitë e karburanteve ka vetëm një shkak për rritjen e ndjeshme të çmimit të naftës dhe benzinës gjatë ditëve të fundit. Përmes një sqarimi për publikun, Shoqata e Hidrokarbureve thekson se taksat e reja të qeverisë janë shkaku për rritjen e çmimeve. Reagimi sqaron se për rritjen e çmimit të karburanteve ka ndikuar ndërhyrja e qeverisë e cila nga 1 janari i këtij viti ka nisur të vjelë taksën e qarkullimit. Kjo taksë, thekson deklarata për shtyp, kap vlerën e 2 lekëve për litër. Taksa e cila deri më 31 dhjetor të vitit që lamë pas arrinte në 5 lekë për litër tashme llogaritet të arrijë në 7 lekë/litër ndërkohë që kjo do të thotë së çdo litër karburant i shitur arkëton në mënyrë të drejtpërdrejtë në arkën e shtetit 8.4 lekë duke përfshirë edhe TVSH-në. Sipërmarrësit theksojnë se kjo rritje e çmimeve nuk ka asnjë ndikim në arkat e kompanive të karburante dhe nuk shton fitimet e tyre por shkon në arkën e shtetit. “ Rritja reale e çmimit të hidrokarbureve është ajo që vjen nga konjuktura ndërkombëtare si dhe nga kursi i këmbimit të monedhës amerikane me lekun” – theksojnë në deklaratë përfaqësuesit e biznesit të hidrokarbureve. Ata theksojnë gjithashtu se pavarësisht ndryshimeve në bursën ndërkombëtare, rritja nuk është reflektuar ende në tregun e brendshëm të shitjes së pakicës së karburanteve.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 66 here.
CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it Hidrocentrali i Vaut te Dejes, foto arkiv Kompania çeke CEZ nuk i ka shlyer detyrimet ndaj Korporatës Energjetike Shqiptare, pavarësisht vendimit të qeverisë shqiptare të datës 29 shkurt të këtij viti, ku i vendosej kompanisë që të shlyente detyrimet brenda dy javëve. Drejtori i Përgjithshëm i KESH-it, Engjëll Zeqo, u shpreh se, “detyrimi i CEZ-it arrin vlerën 10 miliardë lekë”, duke krijuar mungesë financiare dhe likuiditetesh në arkën e KESH-it. Nisur nga...Lexo te gjithe artikullin »


» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare
» Pronat, kalon ligji Tapi per tokat e ndara me ligjin 7501
» KLSH METE, 1.8 miliarde leke shkelje nga koncesionet

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit