TIRANE- Zhvillimi i tendereve ne forme elektronike ishte nje praktike e mirepritur prej biznesit shqiptar me pritshmerine e uljes ne minimum te abuzimeve si dhe burokracive. Por gjate aplikimit te kesaj forme te zhvillimit te prokurimeve publike, bizneset qe kane dale jo fitues nga gara nuk kane mundur te shohin dokumentacionin dhe oferten qe ka paraqitur fituesi cka sipas tyre nuk i sherben transparances ne zhvillimin e tendereve.
Kjo pakenaqesi e bizneseve eshte pasqyruar edhe ne raportin vjetor te Avokatit te Prokurimeve, ku i behet thirrje APP-se qe te lejoje subjektet e tjera qe te shohin dosjen e fituesit.
Kjo mangesi e cila nuk eshte zgjidhur akoma teknikisht ndikon drejtperdrejt ne transparencen e procedurave te prokurimit publik per gjithashtu krijon mundesi per parandalimin e veprimeve te parregullta nga autoritetet kontraktore gjate fazes se shqyrtimit te ofertave, - thekson raporti.
E njejta kerkese i eshte drejtuar APP-se edhe nga Kontrolli i Larte i Shtetit per njohjen e detajeve te ofertave si nga pjesemarresit ne tender ashtu edhe nga te tretet. KLSH kerkon lejimin e inspektoreve te saj qe te kontrollojne procedurat e tendereve ne kuader te rritjes se transparences dhe besueshmerise nga publiku dhe pjesemarresit ne to.