Publikuar me : 01.12.2011 Ne :
Politike - 48 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Biznesi i jep kryeministrit Berisha titullin: “Shqiponjën e artë”, për mbështetjen ndaj këtij sektori edhe në organizimin e panaireve.
Pas marrjes së titullit, Berisha u ndal në investimet në këtë fushë. Ai citoi se në qendër të vëmendjes së qeverisë është ngritja e një qendre ndërkombëtare panairesh, për të mundësuar organizimin e aktiviteteve për zhvillimin ekonomik të vendit.
Duke qëndruar në të njëjtën linjë, kryeministri Berisha ka mbajtur sot një takim me Ministren e Familjes dhe Politikave Sociale të Turqisë, Fatma Sahin, ku ka kërkuar që të shtohen investimet në bujqësi.
Sahin i kushtoi një rëndësi të veçantë Protokollit të nënshkruar në kuadër të Komisionit Ekonomik Shqiptaro-Turk, midis ministrisë që ajo drejton dhe Ministrisë së Ekonomisë, duke theksuar se ai do të kontribuojë në rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik.