Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Biznesi i rruzares, udhetimi qe nis ne Shkoder e perfundon ne Vatikan

Publikuar me : 15.12.2011 Ne : Sociale - 43 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 Ajo që të bie në sy menjëherë është diferenca e madhe mes kostos së punës së një rruzareje në Shqipëri dhe çmimit për klientët në Romë. Ky i fundit është 300 herë më i madh.

“Po ku di nga këto gjëra unë? Shko interesohu në Kapelën Sistinë. Largohu ose do të thërras policinë”, përgjigjen në shqip. Ishte më e vështirë sesa e kisha parashikuar rindërtimi i historisë së rruzares. Objekti i kultit për besimtarët katolikë, lajmëtarja së cilës i besohen lutjes drejtuar Jezuit, rruzarja është edhe një produkt që hidhet në treg, një biznes, pra një argument për të cilin gazetarët që interesohen, nuk priten mirë. Për të kuptuar se pse një punuese rruzaresh në Shqipëri paguhet 17 lekë për copë kur një e tillë shitet në dyqanet romane afër Vatikanit 8, 15 apo 20 euro, na përzunë tri herë nga tre vende të ndryshme.

Duke ndjekur gjurmët shkuam nga prodhuesit te konsumatori, duke regjistruar rritjet e çmimit nga një kufi në tjetrin, një ritual i zakonshëm që ka sjellë globalizmi i kohëve moderne.

Kodi i vjetër (Kanuni) që burgos gratë shqiptare në shtëpi për t’i shpëtuar hakmarrjes e favorizon këtë proces. Nevojtare për një punë brenda mureve të shtëpisë, këto gra “punësohen” nga një tregtar italo-shqiptar. Çdo të enjte vijnë nga Italia rruazat, kryqet dhe fijet që shndërrohen në rruzare e që më pas rikthehen prapë nga kanë ardhur, për të përfunduar në shtëpitë dhe makinat e italianëve.

Tregu i rruzareve është ekstravagant dhe shpesh i pakontrolluar. Në Itali janë dy apo tre firma të mëdha dhe një mori tregtarësh me shumicë që furnizojnë tregtarët e mesëm apo të vegjël. Njëra prej këtyre është ajo e njohur me emrin “Frizz”, e cila drejton punën që kryhet në Shqipëri. E kërkuam në Shkodër dhe arritëm në një garazh të vogël në periferi të qytetit. Por pritja nuk ishte dhe aq e mirë. Sapo hymë në derë, u detyruam të ktheheshim mbrapsht. Por ama një gjurmë e gjetëm: firma që sjell lëndën e parë, e ka qendrën në Rimini. Por as atje nuk u pritëm mirë.

E pra, është shumë e vështirë të rindërtohet hap pas hapi rrugëtimi i rruzares nga lagjet e varfra të Shkodrës, te klientët në veri të Italisë e në fund në dyqanet e objekteve të shenjta përreth Vatikanit.

Në dukje nuk ka asnjë shkelje të ligjit, por asgjë nuk e justifikon heshtjen, ngurrimin e kërcënimet me të cilat u përballëm si në Shkodër, edhe në Vatikan e në Rimini.

Por, të dish dhe t’u tregosh edhe të tjerëve se si gratë shqiptare në nevojë janë bërë viktima të një strategjie për të rritur fitimet nga artikujt religjiozë, ky është një argument që pakkujt do t’i pëlqente.

 

Femrat e familjeve në gjak, krahu i lirë i punës

Kanuni i mbyll brenda katër mureve të shtëpisë e dikush tjetër i shfrytëzon për punën që ua paguan deri në 300 herë më pak sesa ajo vlen. Familje të ngujuara për shkak të gjakmarrjes në Shkodër prodhojnë rruzare, të cilat më pas dërgohen në Itali, ku shiten në afërsi të Vatikanit për një çmim që shpesh është edhe 300 herë më i lartë sesa janë paguar punëtorët. Dhe në fakt nuk është shkelje e ligjit, është veçse turpi i shfrytëzimit të njerëzve në nevojë për të krijuar objekte kulti.

Një reportazh i gazetës “La repubblica” ka zbuluar dramën e femrave të familjeve në gjak, të cilat shfrytëzohen si krah i lirë pune.

Gazetari Andrea Miluzzi është ndalur në Shkodër, “një qytet me 100 mijë banorë që bëhet shpesh pronë e përmbytjeve nga reshjet e ku mbahet ende gjallë Kanuni, një sistem ligjor me origjinë shumë të hershme që gojë më gojë ka ardhur deri në shekullin XXI”.

Historia e familjes Papleka sjell në vëmendje familjen tipike malësore në gjak.

Burrë e grua dhe dy fëmijët: një djalë e një vajzë, jetojnë në një shtëpi mes halleve të përditshme, tymit të cigares e fotografive të gjyshërve e stërgjyshërve që nuk janë më.

Të detyruar nga gjakmarrja, Paplekajt janë zhvendosur nga zonat malore të veriut, drejt rrugicave më të fshehta të Shkodrës. Një jetë e vështirë në arrest shtëpiak, pa pasur mundësinë as të prezantohen me emrin e vërtetë.

 

Përshkrimi i familjes nuk është larg nga mjerimi migjenian

“Një karrige ku ulet nëna, një jastëk përtokë për të bijën. Një qese me rruaza, tel hekuri e një palë pinca. Mjetet e nevojshme për të bërë një rruzare. Madje jo një, por 144 brenda 4 ditësh. Ngec fijen me dy këmbët e bashkuara dhe fillon ta mbushë me rruaza. Ajo që mban në dorë është veçse mjeti që do t’i sigurojë ushqimin për familjen.

Më parë punonte në një fabrikë këpucësh, por një alergji e detyroi të largohej. Atëherë një prej kunatave të saj i propozoi këtë mënyrë të nxjerrjes së parave. Prej dy vjetësh, gruaja mbush vargjet me rruaza. “Në fillim m’u duk e lehtë, por më vonë kuptova se puna më jepte dhimbje në këmbë, dhimbje koke e djegie sysh. Kur mbaroj punën, nuk arrij të shoh mirë”.

Një tjetër histori, ajo e Anës 35-vjeçare, një tjetër viktimë e Kanunit, që rrit pesë fëmijët e saj pas vrasjes së të shoqit.

“Ajo është 35 vjeç, por pakkush mund t’i jepte kaq pak. Flokë të gjata të zeza si rrobat që mban veshur, një zgjedhje e detyruar për shkak të vdekjes së burrit, që do ta shoqërojë deri sa të mbyllë sytë. Ajo dhe 5 fëmijët e saj jetimë janë viktima të Kanunit. I vetmi ushqim që mund t’i lejojnë vetes janë makaronat, edhe ato dhuratë. Çdo muaj duhet të paguajë 10 000 lekë për qiranë e shtëpisë e të mbajë fëmijët.

Punën e nis në 9 të mëngjesit, për ta përfunduar në 3 pasdite. E më pas fillojnë punët e shtëpisë, e ndihmuar nga fëmijët më të mëdhenj”.

Ana ka vetëm një kërkesë: të paguhet pak më shumë. E ka provuar t’ua kërkojë këtë punëdhënësve, por përgjigjja ka qenë e qartë: Mund ta lësh kur të duash. Paguhet 18 lekë për çdo rruzare, në fakt do të donte 20, por është e detyruar të vazhdojë.

Artizanet e rruzareve fitojnë në muaj 17 000 lekë, por Ana e ka pranuar këtë punë. Bashkë me këto para, ndihmën nga i vëllai dhe një shoqatë fetare italiane (Giovanni XXIII), Ana rrit fëmijët e saj.

Përgatiti: Gazmira Ndoja

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Tragjedia e Himares, RTSH nuk do transmetojne naten e pare te Eurovisionit

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 40 here.
Tragjedia e Himares, RTSH nuk do transmetojne naten e pare te EurovisionitEurovision 2012 Radio Televizioni Publik (RTSH) nuk do të transmetojë natën e parë të gjysmëfinales së Eurovisionit. Organizuesit e Eurovisionit kanë pranuar kërkesën e RTSH-së që kjo natë të mos transmetohet drejtpërdrejtë por disa orë më pas. Kjo për shkak të shpalljes së ditë zie në respekt të 13 viktimave që humbën jetën në tragjedinë e Himarës. Ndërsa nata e dytë e gjysmëfinales dhe finalja do të transmetohen live nga RTSH-ja. Vendimi nuk do të ketë...Lexo te gjithe artikullin »


» Pyjet po kthehen ne pemishte per te fituar subvencionin
» Politikanet kosovare kane me shume pasuri se sa ka shteti
» Ka mbetur vetem… Ulkonja!
» Politikanet kosovare kane me shume pasuri sa ka shteti
» E megjithate, njerezit vinin!
» Uria ne Korene e Veriut shkakton kanibalizem
» Astmatiket, problemet qe sjell stina e veres
» Pakistani bllokon Twitter-in, ka materiale fyese per islamin
» Bleona ia del me ne fund
» Vdes pas nje beteje te gjate me kancerin Robin Gibb

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit