Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Biznesi privat realizon te paren karte per studentet

Publikuar me : 17.02.2012 Ne : Sociale - 33 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Magdalena Alla

Më në fund edhe në Shqipëri do të ketë një kartë shërbimi për studentët. Për herë të parë, sipas përvojës së vendeve më të zhvilluara, nga 20 shkurti në gjithë universitetet dhe shkollat e mesme të Tiranës do të shpërndahet ‘Student Club’. Më e shpejtë se sa Ministria e Arsimit apo Bashkia e Tiranës, këtë herë është treguar një shtëpi botuese private, ‘Botart’, mbështetur edhe nga BiznesAlbania dhe shoqata të ndryshme studentore. Me ‘Student Club’ të gjithë nxënësit apo studentët, nga 15-25 vjeç, dy kategori shoqërore më në nevojë, do të mund të kenë ulje direkte çmimesh nga 5-50 perqind, sidomos për shërbime që kanë të bëjnë me interesin e drejtpërdrejtë të tyre: edukimin. Ofruar prej biznesesh që ofrojnë kurse gjuhësh të huaja, kurse profesionale, kurse kompjuteri, studime në universitete private, por dhe në shërbime shëndetësore, postare, bukurie, fitness, udhëtime, bar-restorante, butikë veshjesh etj. Rreth 100 biznese në Tiranë, por edhe ngado në të gjithë vendin, janë treguar të gatshëm të marrin pjesë në këtë projekt e të ofrojnë ulje nga 5-50 perqind për produktet apo shërbimet që ata do t’u ofrojnë afro 200 mijë nxënësve dhe studentëve në Tiranë. “Nuk mbaron lista me këto biznese, pasi ata mund të shtohen dhe klientët me ‘Student Club’ do të përfitojnë çdo ditë nga ofertat e kompanisë dhe do të informohen në faqen e tyre personale, pjesë e klubit, për ofertat dhe çmimet speciale”, shpjegon Ylli Molla, kryeredaktor i shtëpisë botuese ‘Botart’.

 

Libri i Studentit

Është ai që do të shoqërojë ‘Student Club’ në mënyrë të pandashme. Një libërth xhepi, me mbi 100 faqe, ku secili biznes ka faqen e tij të plotë. I shoqëruar me kartën personale “Student Club”. Çmimi i shitjes së librit është 500 lekë për studentët në Shqipëri dhe 5 euro për studentët në Kosovë, Maqedoni dhe vende të tjera. Ndërsa karta personale do të jepet falas për të gjithë studentët që blejnë librin. Libri i Studentit dhe karta “Student Club” do të botohen fillimisht me një tirazh prej 20 mijë kopjesh dhe më pas mund të shumëfishohen sipas kërkesave të studentëve. Faqet e këtij libri do të jenë të hapura për të gjitha bizneset që ofrojnë shërbime ose produkte që kërkohen prej studentëve dhe kanë dëshirë të shtojnë klientelën nëpërmjet uljeve të posaçme për mbajtësit e “Student Club”. Pas 12 muajsh mund të ketë ribotim të librit në varësi të reklamave të reja apo numrit të studentëve që shtohen apo largohen.

 

Si të aplikoni dhe regjistroheni

Aplikimi për të gjithë të interesuarit do të bëhet nëpërmjet faqes online www.studentclub.al, në rubrikën “Anëtarësohu!”. Regjistrimi është i lejuar për cilindo që plotëson kriterin bazë: të jetë nxënës-student në një institucion arsimor publik ose privat. Postimi i fotos me e-mail është i detyrueshëm, sepse karta është vetjake. Secili prej anëtarëve të ‘Student Club’ do të ketë faqen e tij të personalizuar në rrjet, ku do të gjejë ofertat dhe informacionet që i nevojiten sipas fushës së interesit që ka zgjedhur. Informacionet personale garantohen në bazë të ligjit për mbrojtjen e tyre.
Përveç uljeve të publikuara në Librin e Studentit, klientët e ‘Student Club Card’ do të përfitojnë edhe nga ofertat e tjera që do t’u dërgohen me e-mail gjatë vitit në vazhdim nga kompani dhe biznese të ndryshme. Çmimet e reklamave në Librin e Studentit dhe në ëeb-sitin www.studentclub.al janë nga më të mirat e tregut shqiptar, sepse ato bazohen në filozofinë e këtij projekti me impakt të ndjeshëm social.

 

Studimi i tregut

Përpara se të aplikohej karta ‘Student Club’ u bë një studim tregu për të parë se sa ishin të gatshëm bizneset për të bashkëpunuar dhe si ishte pritshmëria nga ana e studentëve. Dhe ky u krye nga 7 grupe studentësh të Fakultetit Ekonomik, dega Marketing dhe Menaxhim Biznesi prej 7 universiteteve në qytetet kryesore të vendit. Për rreth dy muaj kohë, nga mars-prill 2011. Kur u pa reagimi i mirë nga të dy kahet, në maj 2011 u vendos të fillonte projekti. ‘Fillimisht po eksperimentojmë dhe aplikojmë në Tiranë, por në studimin që i kemi bërë tregut në të gjithë vendin kemi pritshmëri positive, e në një fazë të dytë do të shtrihemi në të gjithë Shqipërinë, në Kosovë dhe Maqedoni. Në një fazë të tretë do të kërkojmë ndoshta një njohje ndërkombëtare të kësaj karte, që shqiptarët me një kartë të tillë të blejnë me ulje kudo nëpër botë”, shpjegon Ylli Molla.

 

Mbështetja nga ‘Abissnet’ dhe ‘Shekulli’

‘Abissnet sh.a.’ dhe ‘Shekulli Media Group sh.a.’ janë ndër bizneset që e kanë mbështetur kartën ‘Student Club’. Për nxënësit dhe studentët e ‘Student Club’ ‘Abbisnet’ ofron për paketat familjare setup ADSL falas. Gazeta ‘Shekulli’ ofron falas 3-5 botime për kërkesa punësimi. Ndërsa Botimet Max  ofrojnë 20 perqind ulje nga çmimi i librave në kopertinë.

 

Shanse punësimi

Përveç përftitimeve direkte që shkojnë për llogari të nxënësve dhe studentëve, ky projekt kreativ u jep atyre edhe shanse e mundësi reale punësimi në fushën e marketingut, menaxhimit dhe shitjeve.

Ky projekt realizon edhe një komponent të rëndësishëm, që është edukimi i të rinjve me avantazhet e ideve të reja kreative në botën e biznesit, si dhe me teknologjitë e informacionit.

 

Foto – diciture


‘Student Club’ i ngjan shumë një karte identiteti, ku gjenden emri, mbiemri, universiteti, fakulteti apo shkolla e mesme ku studion nxënësi apo studenti. Afati kohor prej një viti i vlefshmërisë së kësaj karte dhe një numer personal bashkë me foton. Ka elementë sigurie, që e bëjnë të pamundur çdo orvatje për falsfikimin e saj. Karta nuk mund të përdoret prej askujt tjetër përveç mbajtësit. “Nuk ka rrezik të abuzohet me këto të dhëna, pasi ‘Botart’ ka listat e nxënësve dhe studentëve dhe karta do të jetë e personalizuar”, shjegon Ylli Molla.

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Tragjedia e Himares, RTSH nuk do transmetojne naten e pare te Eurovisionit

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 40 here.
Tragjedia e Himares, RTSH nuk do transmetojne naten e pare te EurovisionitEurovision 2012 Radio Televizioni Publik (RTSH) nuk do të transmetojë natën e parë të gjysmëfinales së Eurovisionit. Organizuesit e Eurovisionit kanë pranuar kërkesën e RTSH-së që kjo natë të mos transmetohet drejtpërdrejtë por disa orë më pas. Kjo për shkak të shpalljes së ditë zie në respekt të 13 viktimave që humbën jetën në tragjedinë e Himarës. Ndërsa nata e dytë e gjysmëfinales dhe finalja do të transmetohen live nga RTSH-ja. Vendimi nuk do të ketë...Lexo te gjithe artikullin »


» Pyjet po kthehen ne pemishte per te fituar subvencionin
» Politikanet kosovare kane me shume pasuri se sa ka shteti
» Ka mbetur vetem… Ulkonja!
» Politikanet kosovare kane me shume pasuri sa ka shteti
» E megjithate, njerezit vinin!
» Uria ne Korene e Veriut shkakton kanibalizem
» Astmatiket, problemet qe sjell stina e veres
» Pakistani bllokon Twitter-in, ka materiale fyese per islamin
» Bleona ia del me ne fund
» Vdes pas nje beteje te gjate me kancerin Robin Gibb

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit