Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Biznesmeni rus Klaudia Shifer ka sjelle ne jete femijen tim

Publikuar me : 15.12.2011 Ne : Sociale - 31 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Supermodelja Klaudia Shifer e ka gjetur veten në telashe ditët e fundit, për shkak të pretendimeve të një biznesmeni rus për atësinë e vajzës së saj. Gazeta gjermane “Bild” shkruan se Aleksander Gavrilov i ka kërkuar gjykatës në Tscheboksary të detyrojë supermodelen ta dërgojë të bijën për t’i nënshtruar testit të atësisë.

“Dua të marr pjesë në rritjen e fëmijës”, është shprehur ai në kërkesën që i ka bërë gjykatës.

Por gjykata është shprehur se për shkak se Shifer jeton në Britaninë e Madhe, çdo pretendim ndaj saj duhet të kalojë nëpërmjet sistemit të drejtësisë së këtij vendi.

Ndërkohë, bukuroshja gjermane me sy blu, fytyra e të cilës është stampuar në mbi 500 kopertina revistash anembanë botës, e ka mohuar në mënyrë kategorike pretendimin e biznesmenit rus, duke u shprehur se nuk ka dëgjuar kurrë për burrin nga Rusia e largët. Një prej përfaqësuesve të Shiferit u shpreh se kjo është një histori e çmendur dhe pa kuptim.

Burri pretendon se me supemodelen është njohur nëpërmjet internetit dhe nuk e kishte idenë se kush ishte ajo. Ai shprehet se e ka njohur vetëm kur e ka parë shtatzënë në faqet e revistave dhe ka bërë lidhjen.

Gavrilov tanimë e konsideron vajzën e dytë të Shiferit, Cosima Violet, e lindur në maj të 2010-s si vajzën e vet.

Klaudia Shifer është e martuar prej 10 vitesh me britanikun Metju Von dhe ka 3 fëmijë.

Në vitin 202, një admirues italian, i cili doli më vonë se ishte i sëmurë mendor, u arrestua teksa tentonte për herë të nëntë ta takonte në shtëpinë e saj në Angli. Ai u shpjegua duke thënë: Papa më ka nxitur ta takoj bukuroshen gjermane.

Ndërkohë, disa vite më parë, një tjetër adhurues nga Kanadaja u akuzua për ngacmim, për shkak të bombardimit të Shiferit me letra dashurie.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Tragjedia e Himares, RTSH nuk do transmetojne naten e pare te Eurovisionit

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 40 here.
Tragjedia e Himares, RTSH nuk do transmetojne naten e pare te EurovisionitEurovision 2012 Radio Televizioni Publik (RTSH) nuk do të transmetojë natën e parë të gjysmëfinales së Eurovisionit. Organizuesit e Eurovisionit kanë pranuar kërkesën e RTSH-së që kjo natë të mos transmetohet drejtpërdrejtë por disa orë më pas. Kjo për shkak të shpalljes së ditë zie në respekt të 13 viktimave që humbën jetën në tragjedinë e Himarës. Ndërsa nata e dytë e gjysmëfinales dhe finalja do të transmetohen live nga RTSH-ja. Vendimi nuk do të ketë...Lexo te gjithe artikullin »


» Pyjet po kthehen ne pemishte per te fituar subvencionin
» Politikanet kosovare kane me shume pasuri se sa ka shteti
» Ka mbetur vetem… Ulkonja!
» Politikanet kosovare kane me shume pasuri sa ka shteti
» E megjithate, njerezit vinin!
» Uria ne Korene e Veriut shkakton kanibalizem
» Astmatiket, problemet qe sjell stina e veres
» Pakistani bllokon Twitter-in, ka materiale fyese per islamin
» Bleona ia del me ne fund
» Vdes pas nje beteje te gjate me kancerin Robin Gibb

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit