Publikuar me : 22.10.2011 Ne :
Rajoni - 28 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Policia në Bjellorusi ka arrestuar së paku tre aktivistë të opozitës dhe ka parandaluar shumë të tjerë të protestojnë në kryqytetin Minsk, kundër regjimit të presidentit Aleksander Lukashenko.
Aktivistët u arrestuan në sheshin qendror të premten mbrëma, kur shumë njerëz u mblodhën në këtë vend me portrete në duar të kandidatëve për president dhe aktivistëve të burgosur.
Protestuesit bërtisnin: “Gadafi sot, nesër Lukshenko!”
Situata në Bjellorusi është tensionuar që nga demonstratat e mëdha të dhjetorit, kundër rizgjedhjes së Lukashenkos në detyrë. Kandidatët presidencial Andrei Sanikov dhe Nikolai Statkeviq janë ende në burg.
REL