Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Bllokohet punishtja e pijeve alkoolike, furnizonte ‘Bllokun’

Publikuar me : 03.12.2011 Ne : Kronike - 71 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Fatmir Haka prodhonte pije alkoolike pirate dhe u vendoste etiketa si pije të shtrenjta që vinin nga jashtë

Hetuesit e policisë: Një pjesë e lokaleve e dinin që po merrnin pije false, por ishin të kënaqur nga çmimi i ulët që i blinin

Dashamir Biçaku

TIRANË- Policia e Tiranës ka bllokuar dje një punishte pijesh alkoolike pirate, e cila furnizonte kryesisht lokalet në zonën e bllokut. Në pranga ka rënë edhe pronari i punishtes, shtetasi Fatmir Haka 54 vjeç, nga Shkodra banues në Tiranë. Gjatë operacionit të koduar “Redon” policia sekuestroi edhe një sasi të konsiderueshme pijesh. Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë dje për mediat se Haka, u arrestua pranë bulevardit “Bajram Curri”, në afërsi të shkollës “Vasil Shanto”, në momentin kur po transportonte një sasi pijesh alkoolike, që mbanin etiketa të markave të ndryshme në drejtim të qendrës së Tiranës.

Policia kreu një kontroll në banesën e tij, ku sipas hetuesve ishte vendosur punishtja e pijeve alkoolike. Gjatë kontrollit të kryer në banesën e Hakës, në rrugën “Robert Shvarc”, policia bllokoi disa pajisje dhe aparatura të cilat përbënin edhe punishten e tij, dhe një sasi e konsiderueshme pijesh alkoolike si dhe esenca të ndryshme që përdoreshin për prodhimin e pijeve të ndryshme alkoolike, kryesisht konjak. Burimet e policisë thanë se i arrestuari në punishten e tij, prodhonte pije që më vonë iu vinte etiketa të markave të ndryshme, si konjak me etiketa të prodhimeve të markave të vendit, apo të markave të huaja, uiski si edhe pije të tjera të markave të ndryshme.

Nga hetimet ka rezultuar se pijet pirate shiteshin në lokalet kryesore të Tiranës kundrejt vlerave më të ulëta se sa tregu. Madje burimet thanë se një pjesë e tregtarëve të lokaleve me dijeninë e tyre ia jepnin shishet tregtarit, i cili më pas nëpërmjet esencave që kishte në punishten e tij si dhe nëpërmjet përqindjeve të alkoolit, prodhonte pijen alkoolike të porositur nga “klientët”. Burimet e policisë thanë se pronarët e lokaleve që blinin këto pije në mënyrë të ndërgjegjshme tek Haka, janë vënë nën hetim dhe ndaj tyre mund të ketë edhe masa të tjera penale apo administrative.

Hetuesit thanë se pijet e shtrenjta të fabrikës së Hakës dalloheshin nga mungesa e një valvule në grykën e shishes. Kjo pjesë e ambalazhit origjinal të pijes nuk ishte mundur të falsifikohej. I arrestuari sipas burimeve të policisë, akuzohet “prodhimit dhe shitje të ushqimeve e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin. Sipas hetuesve këtë aktivitet të paligjshëm, Haka, dyshohet se ka disa muaj që e kryen duke fituar shuma të konsiderueshme nga kjo tregti e paligjshme.


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Tragjedia e Himares, tre te plagosura ne gjendje kritike

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 33 here.
Tragjedia e Himares, tre te plagosura ne gjendje kritikeBerisha për homazh në Elbasan I PËRDITËSUAR – 21:00 Tre prej vajzave që po marrin mjekim të specializuara në Spitalin Ushtarak të Tiranës ndodhen në gjendje kritike. Drejtori i Politraumës, Sami Koçeku, është shprehur se dy prej tyre mund të dërgohen edhe jashtë vendin për një trajtim akoma edhe më të specializuar. “Po bëjmë maksimalen për të ndihmuar njerëzit në nevojë, në rast se kemi nevojë do transportojmë jashtë vendit Eriseldën dhe Florijen....Lexo te gjithe artikullin »


» Rrefimi i nje prej te plagosurave Shoferi humbi kontrollin para ktheses
» Tragjedia e Himares, Barroso mesazh ngushellimi Topit
» Tragjedia e Himares, sot dite zie per 13 viktimat
» Homazhe ne vendin tragjik, Himara e gjitha ne lot
» ‘Hakmarrja per Drejtesi’, prokuroria kerkon 1 vit e gjysme burg per Haten
» Tragjedia e Himares, Topi dhe Berisha homazhe tek “Aleksander Xhuvani”
» Durres, qytetaret dhurojne gjak per te plagosurit
» Vrasesi i Brindizit mund te jete ne Shqiperi
» Tragjedia e Himares, kufomat dergohen gabimisht ne familjet e njera-tjetres
» Pogradec, arrestohet shtetasi i shpallur ne kerkim

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit