Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Bllokohet qarkullimi rrugor ne gjithe vendin

Publikuar me : 20.05.2011 Ne : Kronike - 231 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Protestat ne rrethe te ndryshme te vendit kane bllokuar per shume ore qarkullimin rrugor ne veri dhe ne jug. Deputete socialiste, krere bashkish e komunash te fituara nga te majtet si dhe mbeshtetes te tyre, me parulla ne duar kane mbajtur te bllokuara per disa ore pika strategjike te qarkullimit rrugor, si Uren e Mbrostarit, Uren e Mifolit, Uren e Dajlanit, Uren e Dracit, si dhe superstraden e veriut.


Fier, paralajmerohet proteste tjeter


Fieri ka shenuar edhe bllokimin e pare te aksit nacional Fier - Lushnje qe mbeti i bllokuar per mbi 5 ore. Protesta nisi rreth ores 11 00 dhe u mbyll rreth ores 17 00 te se enjtes. Qindra simpatizante e anetare te PS-se u mblodhen ne sheshin Fitorja dhe prej aty u nisen ne kembe drejt Ures se Mbrostarit, rreth 3 km larg qendres. Ne krye te protestuesve qendronin deputetet e qarkut, si dhe kreret e bashkive Fier, Patos e Ballsh.


Nga protestuesit u hodhen parulla te ndryshme Poshte Sali Berisha, Poshte qeveria, E duam Shqiperine pa Saliun, KQZ hajdute, Edi Rama fitues ligjor i Tiranes. Pak minuta me pas protestuesit i vune zjarrin disa gomave te perdorura ne te dy anet e rruges dhe me pas u hodh nje sasi dheu e blloqe betoni duke paralizuar levizjen ne te dy anet.


Nje mjet zjarrfikes ka tentuar te afrohet per te shuar zjarrin, por kjo ka sjelle acarimin e protestuesve te cilet kane qelluar me gure, cka ka bere qe zjarrfikesit te largohen. Policia e ndoqi protesten ne distance. Rreth vendit ndodheshin 100 efektiva blu, nderkohe qe policia ka filmuar e fotografuar organizatoret e personat qe rrinin ne vendin e bllokimit. Drejtori i policise se qarkut, Mergim Hoxha, tha se do te kete procedime penale pasi nuk eshte marre leje per kete tubim. Nderkohe deputetet ne krye te protestuesve thane se protesta do te vijoje edhe 5 dite te tjera.


Durres, bllokohen lidhja me kryeqytetin


Edhe ne qytetin e Durresit simpatizante te Partise Socialiste kane bllokuar rrugen nacionale ne shenje proteste. Aksi Durres - Tirane u bllokua ne zonen e njohur si mbikalimi i Ures se Dajlanit. Grupi i protestuesve u nis nga Muzeu i Deshmoreve dhe pas nje marshimi ne kembe ne nje distance rreth 4 km, kur kane arritur ne mbikalimin e Shkozetit, kane bllokuar autostraden Durres-Tirane. Tubimi i tyre u monitorua nga forca te shumta policie te vendosura perbri rruges, por pa asnje incident.


Nderkohe thirrjes se drejtuesve te PS-se per revolta popullore i jane pergjigjur edhe mbeshtetesit e saj ne Kavaje te cilet pasi kane marshuar permes qytetit, kane bllokuar rrugen kryesore Rrogozhine-Kavaje ne zonen e njohur si ura e Dracit. Ata sperkaten me lende djegese nje sasi gomash te mbledhura si tip barrikade ne kete vend dhe e mbajten te bllokuar zonen per rreth 3 ore.


Bllokohet 1,5 ore superstrada Milot-Tirane


Rreth ores 12 10 mbi 250 protestues nga veriu i Shqiperise nen udheheqjen e deputeteve te 4 qarqeve kane protestuar duke bllokuar per 1,5 ore superstraden Milot-Tirane, vetem pak metra larg nga kryqezimi i rruges Milot-Kosove. Policia fillimisht ka bere apel per mosbllokimin e rruges, por i menjehershem ka qene reagimi i deputeteve te Lezhes dhe Shkodres, te cilet iu kunderpergjigjen policise qe te mos bllokoje protesten e opozites per mbrojtjen e votes se lire.


Nderkohe edhe vete protestuesit jane solidarizuar ne kete proteste paqesore duke theksuar se u beme pjese e kesaj proteste edhe per gjakun e 4 te reneve te 21 janarit dhe i kane bere apel Berishes qe te mos luaje me votat e popullit. Deputeti i Qarkut te Shkodres Paulin Sterkaj theksoi se Berisha me Ristanin kane shkaktuar kete makaber elektorale ne vend, ku eshte vjedhur vota e shqiptareve ne Tirane dhe jane shkelur normat e demokracise. Ndersa deputeti i Qarkut te Lezhes Gjovalin Kadeli i beri apel Berishes qe te largohet paqesisht nga pushteti, duke theksuar Ristani eshte nje sozi e Berishes dhe Bashes. Ligji eshte shkelur hapur ne Tirane ne syte e te gjithe diplomateve Berisha duhet te largohet nga pushteti.


Ne mbyllje te protestes deputeti Ilir Beqja i Shkodres u beri apel protestuesve qe te shperndahen qetesisht, duke theksuar se ky eshte vetem fillimi i protestave. Nderkohe qarkullimi i automjeteve eshte devijuar ne rrugen e vjeter nacionale Lezhe-Milot-Tirane.


Vlore, bllokohet lidhja me bregdetin


Qindra mbeshtetes te Partise Socialiste te Vlores nisen dje protestat ne mbrojtje te votes se tyre. Qytetare vlonjate se bashku me kryetaret socialiste qe fituan ne zgjedhjet e 8 majit ne rrethin e Vlores, te mbeshtetur edhe nga deputetet socialiste u mblodhen ne afersi te ures se Mifolit. Protestuesit u vendosen ne te dy akset ku dy urat, e vjetra dhe e reja ne Mifol, lidhin qytetin e Fierit me te Vlores, Protestuesit hodhen ne kor gjate gjithe kohes parulla kunder Berishes dhe Ristanit.


Ata kerkuan te rivendoset drejtesia, ne te kundert reagimi do te ishte edhe me i ashper. Ne fjalen e tij, deputeti socialist Eltar Deda u shpreh se bllokimin e ka bere Saliu. Ne nje kohe kur kryeministri Berisha po mban peng demokracine, ky eshte vete hapi i pare i mosbindjes civile. Protestuesit i kane zene ne kurth makinat, ne ure, nderkohe qe vargu ka mberritur rreth 5 kilometra nga te dyja anet e rruges. Nderkohe, per makinat e emergjences eshte lene e hapur ura e vjeter e Mifolit (ajo me hark).


Disa te rinj i kane vene flaken gomave te perdorur, dhe gjithashtu eshte djegur edhe nje automjet me targa te Vlores. Rruga ka qendruar e bllokuar prej ores 12 30 - 16 30, kur u vendos zhbllokimi i rruges. Nderkohe, me tu zhbolluar rruga, policia nderhyri per te bere te mundur normalizimin e situates. Policia vezhgoi cdo veprim te protestuesve, nderkohe qe nga ana e drejtuesve u be me dije se do te percillen ne prokurori denoncime ndaj personave, duke e cilesuar bllokimin e rruges te paligjshem.


ELBASAN
PS ben thirrje per pjesemarrje, bllokohet rruga nacionale ne oren 12 00



Partia Socialiste Elbasan pasi ka mbeshtetur protesten e Tiranes, ka ndermarre nje takim te strukturave per nje proteste te ngjashme si ne rrethet e tjera me bllokim rruge nacionale. Keshtu socialistet kane vendosur te mblidhen para mesdites ne afersi te varrezave te Deshmoreve nga ku ne kembe do te mberrijne ne rrugen nacionale Elbasan-Librazhd ne perfundimin te Unazes Jugore ne dalje te qytetit ku edhe do te bllokojne per nje periudhe te pacaktuar kohe rrugen nacionale.


Mesohet se socialistet kane udhetuar gjate dy diteve te fundit drejt Tiranes ne mbeshtetje te protestes se kryeqytetit para KQZ-se. Drejtues te PS-se ne Elbasan thane se do te mbeshtesin kete proteste pasi Ristani nuk mund te ndryshoje voten e Sovranit. Reagimi do te jete paqesor thane te njejtat burime dhe sipas tyre Elbasani do te mbeshtese fuqishem PS si nje qytet qe ka votuar me shumice majtas ne zgjedhjet e 8 Majit.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Tragjedia e Himares, tre te plagosura ne gjendje kritike

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 33 here.
Tragjedia e Himares, tre te plagosura ne gjendje kritikeBerisha për homazh në Elbasan I PËRDITËSUAR – 21:00 Tre prej vajzave që po marrin mjekim të specializuara në Spitalin Ushtarak të Tiranës ndodhen në gjendje kritike. Drejtori i Politraumës, Sami Koçeku, është shprehur se dy prej tyre mund të dërgohen edhe jashtë vendin për një trajtim akoma edhe më të specializuar. “Po bëjmë maksimalen për të ndihmuar njerëzit në nevojë, në rast se kemi nevojë do transportojmë jashtë vendit Eriseldën dhe Florijen....Lexo te gjithe artikullin »


» Rrefimi i nje prej te plagosurave Shoferi humbi kontrollin para ktheses
» Tragjedia e Himares, Barroso mesazh ngushellimi Topit
» Tragjedia e Himares, sot dite zie per 13 viktimat
» Homazhe ne vendin tragjik, Himara e gjitha ne lot
» ‘Hakmarrja per Drejtesi’, prokuroria kerkon 1 vit e gjysme burg per Haten
» Tragjedia e Himares, Topi dhe Berisha homazhe tek “Aleksander Xhuvani”
» Durres, qytetaret dhurojne gjak per te plagosurit
» Vrasesi i Brindizit mund te jete ne Shqiperi
» Tragjedia e Himares, kufomat dergohen gabimisht ne familjet e njera-tjetres
» Pogradec, arrestohet shtetasi i shpallur ne kerkim

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit