Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Blushi Nuk synoj kreun e PS-se, ne 2013-n pa LSI-ne

Publikuar me : 02.12.2011 Ne : Politike - 60 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një prej përfaqësuesve të opozitës, Ben Blushi, tha mbrëmë në emisionin televiziv Top Story se “në 2011-n, nuk mendoj se kemi humbur, por këto zgjedhje nuk duhen lexuar si zgjedhje të vërteta politike”.
Rama nuk duhet të kishte kandiduar
Anëtari i Kryesisë së PS dhe deputet i Kuvendit tha mes të tjerash se Rama s’duhet të kishte kandiduar në zgjedhjet në Tiranë dhe është e qartë që kjo ishte një gafë politike. “I thanë që s’duhet të kandidonte, por me atë që bëri, ai tregoi se nuk pyet njeri. Tregoi se dëshiron më shumë pushtet nga ai që i takon, jo atij, por kujtdo prej nesh. Duke u futur vetë në zgjedhje, tregoi një akt megallomanie” – tha Blushi.

 

Basha dhe sheshi
“S’patëm fat të shihnim të realizuar projektin e Ramës dhe ju siguroj se ai sheh me trishtim vonesën dhe konfliktin që nuk e bëri të realizonte projektin. Një ndër gjërat që do të donte të linte pas ishte vula në sheshin kryesor. Më vjen keq që nuk e pamë ëndrrën e Ramës me atë që kishim më parë dhe atë që kemi sot. Sheshi i sotëm, më leverdis sepse shkoj më shpejt në shtëpi. Nga aspekti funksional është më funksional. Plani estetik? Tirana s’meriton atë shesh dhe nëse ka një turp, për të gjithë krahët, që çdo ditë flasim për rrugë fshati, e shkolla majë mali, është që nuk bëmë dot sheshin qëndror të shtetit”.

Pakti i mundshëm me LSI-në
I pyetur për mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Socialiste për Integrim në zgjedhjet e ardhshme, Blushi komentoi: “Eshtë e vështirë të bësh sot një vlerësim, edhe sepse në tre vitet e fundit, LSI ka treguar tre fytyra të ndryshme. Të bësh marrëveshje me një njeri që ndryshon vazhdimisht nuk është e lehtë. Duhet të përgatitemi edhe të shkojmë në zgjedhje edhe pa LSI-në”.

 

21 janari më keq se 2 prilli

Duke folur mbi çështjen e 21 janarit, Blushi komentoi: “Kam qenë edhe në Shkodër, rastësisht, në dy prill 1991. 21 janari ishte shumë më keq, më i dhimbshëm dhe më i frikshëm. Nëse ka diçka që nuk diskutohet dhe e kanë parë live është që dihet se kush i ka vrarë. Eshtë Sali Berisha që vrau katër shqiptarë, që kërkonin një rrugë për të dalë nga varfëria.”

 

“Ngushëllime për Leka Zogun, por…”

Zogu eshtë një figurë që historia s’i ka dhënë vendin që meriton. Përsa i përket Lekës, më vjen keq të them që ata që e nderojnë (Berisha), e kanë përshtyrë në 1997-n. Monarkia është moment i kapërcyer. Familja Zogu është një familje e madhe dhe atdhetare, por debati për monarkinë është një çështje tjetër.

 

Vota pro Fullanit

Disa ditë më parë, kur në parlament u votua për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Blushi ishte i vetmi nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste që veproi pro. “Fullani pro, është një vote që ka dimension miqësor. Jam mik prej shumë vitesh me të”.

 

Nuk ka rivalitet për kreun e PS

Blushi hodhi poshtë zërat për një interesim të tij të mundshëm për kreun e Partisë Socialiste. “Rama është kryetar i PS-së, i kandiduar në 2003-shin me votën time publike, edhe pse isha pjesë e qeverisë Nano. Në 2003 dhe 2005 e kam votuar pro. Në 2009-n nuk kam votuar për Ramën, sepse mendova që humbja e zgjedhjeve duhet të merrte përsipër përgjegjësi. Sot, shumica e ka zgjedhur dhe unë i bindem shumicës”.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

PD-PS vendosin per numerim elektronik

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 71 here.
PD-PS vendosin per numerim elektronikQendër e numërimit të votave / foto arkiv Dy partitë kryesore kanë arritur më në fund të bien dakord për procesin e votimit dhe numërimit për zgjedhjet e ardhshme. Pas rezervave të shprehur nga ekspertët e OSBE/ODIHR-it, PD dhe PS kanë modifikuar qëndrimin por në fund është rënë dakord për numërim elktronik. OSBE/ODIHR shprehën shqetësim për dështim të zgjedhjeve për shkak të kohës së shkurtër që është në dispozicion për implementimin e kësaj praktike, që...Lexo te gjithe artikullin »


» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro
» KLSH, kompjuteret Fatos Beja s’i denoncoi ne prokurori serbet
» Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard
» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se
» Komando ne Bosnje NATO na dekoroi, ministria s’na jep parate
» Ambasadori holandez Presidenti, gjitheperfshires dhe ne raundin e pare
» Sondazhi Greqia, vend i padeshiruar edhe ne NATO
» Presidenti konsensual, Meta ve ne prove aleancen PD-LSI
» Ambasadori i Suedise Presidenti te jete konsensual
» SHBA, Berisha takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit