Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Blushi PS-ja te mendoje per zgjedhjet e ardhshme

Publikuar me : 19.04.2010 Ne : Politike - 233 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Rruga e vetme e zgjidhjes, sipas Blushit, eshte fitorja e PS-se ne zgjedhjet lokale


TIRANE- Perfaqesuesi i Levizjes se Mendimit Ndryshe dhe njekohesisht deputeti i Partise Socialiste, Ben Blushi deklaroi dje ne Kongresin Jashtezakonshem te kesaj force politike, se opozita nuk duhet te mendoje tashme per hapjen e kutive te zgjedhjeve te kaluara, por duhet te hartoje si objektiv fitoren e zgjedhjeve te ardhshme lokale.


Sipas tij, zgjedhjet e vitit te ardhshem jane nje mundesi per Partine Socialiste, qe ti fitoje ato per te bere te mundur zgjedhjet e parakohshme. Blushi vuri ne dukje se hapja e kutive mund te ndodhe vetem nepermjet rruges politike, ku vete populli te ushtroje vullnetin e tij politik duke votuar dhe viti i ardhshem, sipas tij, eshte nje mundesi per ta kryer kete.


Une besoj se kutite nuk hapen me rruge proceduriale ne nje shtet qe proceduren e perdor vetem per te mbrojtur Sali Berishen nga korrupsioni, por kutite mund te hapen vetem me rruge politike populli mund te fuse duart ne kuti vetem duke votuar. Para nesh jane zgjedhjet lokale. Eshte nje mundesi e madhe per ti deshmuar te gjitheve se ne 28 Qershor ne ishim shumice ne Shqiperi.


Ky Kongres duhet te filloje te mendoje per zgjedhjet, qe po afrojne sepse fitorja e zgjedhjeve lokale do te na coje ne zgjedhje te parakohshme. Une jam kunder te gjithe atyre qe e vene ne diskutim pjesemarrjen ne zgjedhjet lokale,- tha dje Blushi. Ai theksoi gjithashtu se rruga per tek kutite e votimit kalon nepermjet zgjedhjeve lokale.


Sipas Blushit, nje objektiv i tille mund te arrihet nese PS-ja eshte e bashkuar si parti dhe jo e percare si dhe duke ruajtur profilin e majte politik. Blushi specifikoi se rezultatet produktive arrihen permes rrugeve institucionale parlamentare dhe jo bojkotit. Jam i bindur se rruga per tek kutite kalon nga zgjedhjet dhe vetem nga zgjedhjet.


Rruga per tek fitorja kalon nga zgjedhjet lokale,- tha ai. Perfaqesuesi i LMN-se nenvizoi se arsyet e humbjes se opozites ne zgjedhjet e 28 qershorit nuk jane te gjitha tek ceshtja e kutive te votimit, por tek menyra e organizimit dhe funksionimit te Partise Socialiste.


Per kete arsye, sipas Blushit, kutite mund te jene deshmi per krimin elektoral te shumices ne pushtet, por mungesa e nje programi te qarte per zgjidhjen e ceshtjeve te ndryshme te shtresave ne nevoje dhe funksionimit teresor te PS-se jane probleme, qe sipas tij, duhet te zgjidhen nga vete opozita.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

PD-PS vendosin per numerim elektronik

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 71 here.
PD-PS vendosin per numerim elektronikQendër e numërimit të votave / foto arkiv Dy partitë kryesore kanë arritur më në fund të bien dakord për procesin e votimit dhe numërimit për zgjedhjet e ardhshme. Pas rezervave të shprehur nga ekspertët e OSBE/ODIHR-it, PD dhe PS kanë modifikuar qëndrimin por në fund është rënë dakord për numërim elktronik. OSBE/ODIHR shprehën shqetësim për dështim të zgjedhjeve për shkak të kohës së shkurtër që është në dispozicion për implementimin e kësaj praktike, që...Lexo te gjithe artikullin »


» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro
» KLSH, kompjuteret Fatos Beja s’i denoncoi ne prokurori serbet
» Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard
» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se
» Komando ne Bosnje NATO na dekoroi, ministria s’na jep parate
» Ambasadori holandez Presidenti, gjitheperfshires dhe ne raundin e pare
» Sondazhi Greqia, vend i padeshiruar edhe ne NATO
» Presidenti konsensual, Meta ve ne prove aleancen PD-LSI
» Ambasadori i Suedise Presidenti te jete konsensual
» SHBA, Berisha takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit