Publikuar me : 23.12.2011 Ne :
Kronike - 27 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Do të shqyrtohet në Gjykatën e Apelit çështja “Boboshtica”, në ngarkim të tre të pandehurve, kreut të OMONIA-s Naum Disho dhe 2 punëtorëve, Alqi Koroveshi dhe Luan Zace, të akuzuar për dhunimin e varrezave në Boboshticë.
Burime nga Gjykata bëjnë të ditur se prokurorja e çështjes ka kërkuar kryerjen e një inspektimi urbanistik të ndërrimit në këto varreza, por kjo kërkesë është rrëzuar nga trupi gjykues.
Kreu i OMONIA-s Naum Disho i është përgjigjur pyetjeve të akuzës duke mohuar të kishte qënë në dijeni të varrezave, në vendin ku është kryer ndërtimi, ndryshe nga sa kishte deklaruar në Gjykatën e Faktit.