Publikuar me : 06.10.2011 Ne :
Politike - 46 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

“Ekonomia e Shqipërisë nuk është prekur nga kriza botërore, megjithëse kjo e fundit preku edhe dy vendet kryesore partnere të saj, Italinë dhe Greqinë”, kështu deklaroi ministri i Financave, Ridvan Bode, gjatë fjalës së mbajtur në seancën plenare, mbi projektligjin për miratimin e buxhetit faktik 2010.
Sipas tij, ekonomia shqiptare sipas vlerësimeve të ndërkombëtarëve dëshmoi një qëndrueshmëri të admirueshme. “Në vitin 2010, ajo shënoi një nga rritjet ekonomike më të larta në Eurozonë. Treguesit kryesorë makro-ekonomikë mbetën stabël dhe ata i kanë ndihmuar bizneset për të ruajtur konkurencën”, theksoi Bode.
Ministri deklaroi se eksportet njohën rritjen e tyre më të fuqishme dhe ishin pikërisht ato që udhëhoqën rritjen ekonomike të vendit. Sipas Bodes edhe kushtet e tregut të punës janë përmirësuar në tre-mujorin e fundit, ku norma e papunësisë shënoi rënie, deri në 13.5 perqind.