|
Bolt, kembeshpejti qe jeton ngadale
Publikuar me : 25.11.2008 Ne :
Kuriozitete - 364 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
"I shpejte? Une? Ahahahahaha"! "Rrufeja"- qe lindi para kohe dhe peshonte kater kilograme, u ngrit ne kembe tremuajsh, nentemuajsh nisi te ece, ndersa kur ishte 21-muajsh arriti ta pershkonte 100-metershin ne kohen 9 sekonda e 69 te qindtat -qesh me te madhe dhe ka te drejte. "Ti nuk me njeh. Une vertet jam njeriu me i shpejte ne bote, por jeten e jetoj ngadale. Eci ngadale, flas ngadale, ha ngadale. Ndonjehere arrij t‘i jap makines me shpejt se ç‘duhet, por jam i kenaqur se nuk kam marre asnje gjobe deri tani. E vetmja gje qe mund te bej brenda 9‘‘69 eshte se arrij te mund vellain tim ne ‘Playstation‘". Njeriu me i shpejte i planetit eshte ashtu siç e imagjinoni. I thjeshte dhe miqesor me te gjithe, perveçse me i shpejte se era me dy unaza ne dore dhe pa muziken regae. E nuk kishte si te ndodhte ndryshe, me tri medalje te arta dhe dy rekorde boterore ne valixhe, i takoi atij "Oscar"-i i atletikes ne mbremjen gala te zhvilluar ne Montekarlo...
Usain, çfare ka ndodhur pas Lojerave Olimpike?
Te gjithe me donin, te gjithe me kerkonin. U ktheva ne Xhamajke nje muaj me vone. Njerezit kishin ore te tera qe prisnin ne aeroport, nen shi, vetem per te me pare. Nje çmenduri e vertete.
Por njekohesisht edhe diçka e kendshme?
Ndryshime ne popullaritet nuk shoh. Une vazhdoj te jem vetvetja, ne te mire e ne te keq.
Po presidenti i Komitetit Olimpik Nderkombetar, Zhak Rozhe?
Ne Pekin i paramenduar ishte vetem kercimi. Ne fakt, i kisha premtuar nje mikeshes se nese do te kisha fituar, do te beja nje feste te bukur dhe e mbajta premtimin. Pjesa tjeter ishte gjithçka e improvizuar. Rozhe mund ta mendoje si te doje, por une nuk ndryshoj.
Ju kane krahasuar me Felps, Uds, Hemilton... Me te gjithe ata qe kane ndryshuar historine. Madje edhe me Ainshtajnin, Bethovenin dhe Njutonin. Çfare pershtypjesh ju jep kjo?
Ainshtajnin? Uauu... Ështe nder per mua te jem nen shoqerine e ketyre "djemve". Por, po flasim per sport, apo per diçka tjeter?
Mire atehere, le te bejme pyetjen bombe: Ne Olimpiaden e Londres ne 2012-en, ju do te fitoni ne garen e 100, 200 dhe 400 metrave?
Nese ne Boterorin e Berlinit do te shkoje gjithçka mire, ne 2010-en do te nis te stervitem per 400 metrat. Por per olimpiaden e ardhshme duhet te heq dore nga 100 metrat: tri medalje te arta ne tri gara jane çnjerezore per kedo, edhe per mua.
Lajthi, pule e skuqur... Trajneri juaj, Glen Mills, nuk ju ka pershtatur ende me dieten mesdhetare?
Perpiqet, por une vazhdoj te bej ashtu si me pelqen. Nje nga kujtimet me te bukura te Pekinit ishte kur bashke me nje mikun tim, pas gares se 100 metrave, shkova te "McDonald‘s". Pastaj, une nuk di te gatuaj as nje pjate makarona. Isha me i vogli i shtepise dhe ime me me ka perkedhelur shume.
Ju shqetesojne zerat per doping?
E di qe jam i paster, pastaj me kontrollojne vazhdimisht. Dy here kam bere analiza vetem ne keto 3 javet e fundit dhe sapo kam nisur te stervitem. Vazhdoj te eci ne rrugen time, pavaresisht zerave qe thuhen.
Te vraposh eshte vuajte, apo etje per te fituar?
Kam kaluar 100 metrat per te kuptuar vuajtjen e 400-ve. Te vrapoj shpejt me ben te ndihem i gjalle.
Cila eshte kenaqesia me e madhe olimpike?
Shpresoj te kem vendosur nje rekord, qe te jete ne gjendje te rezistoje edhe per 50-60 vitet e ardhshme. Megjithese do te me pelqente qe rekordi i 200 metrave te fitonte. Mos i zer bese Majkell Xhonsonit kur thote se eshte i lumtur qe nuk eshte me mbajtesi i rekordit. Jua garantoj se eshte terbuar nga inati.
Nga se keni frike?
Nga milingonat e kuqe, merimangat gjigande qe shoh gjithmone ne "Discovery Channel". Ështe nje nga arsyet perse nuk kam shkuar ende ne Afrike.
Thone se ju kane ofruar nje vend ne "Bobin xhamajkan", ne lojerat dimerore te Vankuverit.
Une dhe i ftohti nuk "shkojme" shume mire me njeri-tjetrin. Do te bej tifozllek per djemte xhamajkane, por ne Kanada ben shume ftohte per shijet e mia.
Ke enderron te njohe njeriu me i shpejte ne bote?
Adhuroj briketin dhe basketbollin amerikan, megjithate futbolli eshte shume i veçante. Me ftuan qe te stervitesha me djemte e Realit te Madridit. Van Nistelroi me pelqente qe kur ishte te Mançesteri. Ne fakt e kam enderr te shkoj te shoh grumbullimet e gjithe skuadrave te medha dhe te luaj futboll me Raulin, Kristiano Ronaldon, Zherardin, Totin dhe Del Pieron. E ndiej veten mire ne mesfushe dhe sikur te shnderroja ne gol ndonje asist te tyre, do te ishte fantastike. Por, eshte e pamundur te bindesh trajnerin tim qe te me lere te vij ne Evrope gjate stervitjeve.
Ështe nje italian qe i feston fitoret ashtu si ju, ne menyre paksa te ekzagjeruar...
Po, e di, Valentino Rosi. Me kane thene se festat e tij jane interesante. Duhet ta diskutojme...
Menaxheri juaj thote se brenda fundit te vitit rrezikoni te hyni ne klubin e sportisteve qe fitojne dhjete milione dollare ne vit.
Nuk jam pasanik, por po punoj per kete.
Nese nuk do te kishit ndaluar per te bere shou, per sa do ta kishit pershkruar 100-metershin ne Pekin?
Per 9 sekonda e 52 te qindtat.
Na shuani nje kuriozitet: e dinit qe e kishit nje kepuce te zgjidhur?
Jo, ajo u zgjidh teksa vrapoja. Me treguan nje foto pas perfundimit te gares. Teksa e shihja mire, thashe me vete: "Sa çudi"!
Usain Bolt, çmimi dhe Ferrari
Ylli i ri i sprintit, Usain Bolt, xhamajkani i papermbajtshem, theu tri rekorde boterore ne garat e 100, 200 dhe 400 metrave, qe perveç tri medaljeve te arta, i dhane atij me te drejte titullin e "njeriut me te shpejte ne planet". Gjate kohes se qendrimit ne principaten e Monakos, "biri i eres" ka pilotuar edhe dy modele "Ferrari" gjate cirkuitit urban te Montekarlos. Ai u shpall atleti i vitit ne mbremjen e organizuar nga Federata Nderkombetare e Atletikes. I veshur me nje fanelle te kuqe te skuderise italiane, kampioni arriti te shijonte kenaqesine e drejtimit te nje "Ferrari" ne Montekarlo.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|