Publikuar me : 03.11.2011 Ne :
Politike - 53 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Deputetja socialiste, Ermelinda Meksi, ka pranuar propozimin për të kandiduar si pjesë e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Vendimi i deputetes socialiste u bë i ditur gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS, pak para nisjes së seancës së sotme. Pritet që Meksi të dorëzojë sot në Kuvend mandatin e deputetes, duke i lënë vendin e saj Anduel Xhindit, djalit 24-vjeçar të deputetit socialist Fatmir Xhindi, i vrarë në janar të 2009-s.
Kandidaturat e Ermelinda Meksit nga PS, Dhori Kules nga PD dhe Ela Golemit nga LSI do të shqyrtohen e më pas të hidhen në votë në seancën e sotme të Kuvendit si anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.