Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Borxhi komunist, do shlyejme Rusine, Vietnamin dhe Kuben

Publikuar me : 03.06.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 239 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Shteti shqiptar vijon te shlyeje borxhet e marra ne kohen e regjimit komunist tek vendet e ish-bllokut te lindjes. Parlamenti miratoi dje ne seance plenare marreveshjen per pagesen e nje milione dollareve nga Shqiperia ndaj Rusise ne kuader te shlyerjes se borxhit total qe vendi yne i ka ketij shteti. Marreveshja e djeshme ka te beje me rishikimin e borxhit midis dy vendeve dhe parashikon pagesat cdo vit nga ana e Shqiperise ne nje kest te vetem deri ne shlyerjen totale te tij.


Aktualisht, vendi duhet te paguaje ndaj Rusise nje milione e 36 mije dollare si kest te radhes. Pagesa duhet te kryhet deri ne fund te ketij muaji pasi ne te kundert, bashke me kestin e percaktuar, Shqiperia do te duhet te paguaje edhe kamatevonesen per cdo dite te kaluar mbi daten e percaktuar. Nisur edhe nga kjo, qeveria i kerkon Kuvendit ne projektligj qe te shpejtoje procedurat ne menyre qe te mos kalohen afatet e pageses te cilat percaktohen ne marreveshje.


Vendi yne i ka Rusise si trashegimtare e Bashkimit Sovjetik nje borxh total prej 35 milione dollaresh, i cili do te shlyhet pergjate viteve ne vazhdim. Ne vitin 2001, eshte nenshkruar nje marreveshje midis qeverise shqiptare dhe asaj ruse per riskedulimin e borxhit te trasheguar nga regjimi komunist. Marreveshjet e riskedulimit te borxhit zakonisht kane te bejne me zgjatjen e afatit per shlyerjen perfundimtare te huas. Por, njekohesisht me zgjatjen e afatit te shlyerjes rritet edhe shuma qe duhet paguar.


Shlyerja e borxhit ndaj Rusise vjen ne vazhden e pageses se detyrimeve ndaj ish-vendeve te bllokut lindor qe ka gjeneruar regjimi komunist. Ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi se momentalisht kane mbetur pa u shqyrtuar borxhi ndaj Kubes dhe Vietnamit duke shtuar se perfshirja ne borxhin e ketij viti edhe te pagesave ndaj vendeve te ish-Jugosllavise dhe Rusise ka qene shkaku i rritjes se borxhit gjate kesaj periudhe. Se shpejti miratohet ne Kuvend edhe zgjidhja e borxhit me ish-Jugosllavine dhe mbetet vetem Vietnami dhe Kuba dhe nuk kemi asnje borxh te pazgjidhur nga koha e meparshme. Pagesat jane perfshire ne borxhin publik dhe nje nga arsyet e rritjes se tij eshte njohja dhe riskedulimi i borxheve te qeverise komuniste, - tha ai.


Deri ne fund te tre mujorit te pare te ketij viti, borxhi publik i Shqiperise pesoi nje rritje prej 20 miliarde leke krahasuar me tre mujorin e fundit 2010. vitin 2010 Shqiperia e mbylli me nje borxh publik prej 715 miliarde lekesh, nderkohe qe ne fund te marsit ai u arriti ne 735 miliarde leke.


Pjesa me e madhe e borxhit publik te vendit perbehet nga borxhi i brendshem. Sipas te dhenave te Ministrise se Financave, rreth 425 miliarde leke jane borxh i marre nga qeveria, kryesisht prej bankave vendase, ndersa 310 miliarde leke jane borxh i jashtem. Qeveria ka marre persiper ta mbaje ate nen treguesit 60 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto gjate ketij viti dhe ta ule ate ne vitet ne vijim.

Borxhi me ish-Jugosllavine, marreveshja se shpejti ne Kuvend


Pas marreveshjes ne fjale, ne Kuvend pritet te prezantohet se shpejti edhe nje marreveshje tjeter e ngjashme, eshte ajo per pagesen e borxhit ndaj vendeve te ish-Jugosllavise. Ashtu si borxhi ndaj Bashkimit Sovjetik, edhe detyrimet ndaj Ish-Jugosllavise jane krijuar nga marredheniet tregtare. Marreveshja eshte miratuar nga te dyja qeverite respektive si dhe eshte ratifikuar nga parlamenti serb dhe pritet qe se shpejti te njejten gje te beje edhe parlamenti yne.


Borxhi total i vendit ndaj ish-Jugosllavise perllogaritet te shkoje rreth 23.7 milione dollare bashke me interesat dhe do te ndahet midis shteteve respektive. Nga marreveshja nuk perfiton Kosova edhe pse gjate akumulimit te borxhit ka qene pjese e Federates Jugosllave.


Nga borxhi total prej 20.7 milione dollare (principali), sipas marreveshjes ne fjale, Shqiperia duhet ti paguaje Serbise rreth 8.5 milione dollare, Kroacise 5.5 milione, Sllovenise 3.8 milione dollare, Bosnjes 3.7 milione dhe Malit te Zi 532 mije dollare.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 66 here.
CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it Hidrocentrali i Vaut te Dejes, foto arkiv Kompania çeke CEZ nuk i ka shlyer detyrimet ndaj Korporatës Energjetike Shqiptare, pavarësisht vendimit të qeverisë shqiptare të datës 29 shkurt të këtij viti, ku i vendosej kompanisë që të shlyente detyrimet brenda dy javëve. Drejtori i Përgjithshëm i KESH-it, Engjëll Zeqo, u shpreh se, “detyrimi i CEZ-it arrin vlerën 10 miliardë lekë”, duke krijuar mungesë financiare dhe likuiditetesh në arkën e KESH-it. Nisur nga...Lexo te gjithe artikullin »


» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare
» Pronat, kalon ligji Tapi per tokat e ndara me ligjin 7501
» KLSH METE, 1.8 miliarde leke shkelje nga koncesionet

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit