Publikuar me : 22.10.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 73 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Pavarësisht përpjekjeve të Gjermanisë dhe Francës ende nuk është gjetur një marrëveshje anti- krizë. Ndërkohë që janë qeveritë e tjera të zonës së euros që nuk pranojnë “recetën” franko- gjermane të shpëtimit.
Të hënën pritet një hapje shumë e frikshme e bursave e cila do të vijoj në mbrëmje me një takim urgjent të Presidentit të Francës Nikolas Sarkozi, kancelares gjermane Angjela Merkel, Kreut të FMN-së Kristina Lagard dhe disa prej drejtuesve të tjerë të ekonomisë evropiane të cilët do të bëjnë të pamundurën për të gjetur një zgjidhje për shpëtimin e Eurozonës.
Për mediat është bërë e ditur se takimi do të vijoj deri në gjetjen e një zgjidhje, mendohet se këto takime të zgjasin disa ditë. Çështja kryesore në tavolinë për diskutim do të jetë rigjykimi i fondit për shpëtimin e shteteve në krizë ku një vend shumë të rëndësishëm do të zërë dhe Greqia.