|
Bosch- Kriza ekonomike mund te cenoje elementet e sigurise
Publikuar me : 18.03.2009 Ne :
Politike - 686 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Ambasadori i OSBE-se ne Tirane, Robert Bosch, deklaroi dje se kriza ekonomike mund te cenoje edhe elementet e sigurise publike. Kete deklarate ai e beri publike ne nje konference te Forumit te 17 te OSBE-se per Ekonomine dhe Mjedisin, organizuar ne bashkepunim me Ministrine e Brendshme. Ne kete tryeze merrnin pjese rreth 170 perfaqesues nga 69 vende, si dhe perfaqesuesit e trupit diplomatik te akredituar ne Tirane. "Efektet e kesaj krize boterore per shume vende me te ardhura te uleta, si Shqiperia, tashme kane filluar te ndjehen pak nga pak. Sipas te dhenave del se ne vitin 2008, dergesat e emigranteve shqiptare ishin 700 milione euro, nje burim mjaft i rendesishem per vendin", u shpreh Bosch. Por per shkak te krizes, vijoi ai, tendenca e tyre eshte ne renie, madje disa emigrante edhe mund te kthehen ne shtepi. "Keto jane efekte qe duhen marre parasysh, pasi keto ngjarje nuk mund te kene tjeter perveçse pasoja negative ne mireqenien sociale. Per me teper, ne te gjithe e dime se ne kohe krizash ka nje rrezik me te larte per rritjen e krimit dhe trafiqeve, çka mund te sjellin edhe perkeqesimin e sigurise", nenvizoi ambasadori i OSBE-se, Robert Bosch. Ministri i Brendshem, Bujar Nishani, u ndal te tema kryesore "Menaxhimi i migrimit dhe lidhja e tij me politikat ekonomike, sociale dhe mjedisore ne perfitim te stabilitetit dhe sigurise ne rajonin e OSBE-se". Ministri i Brendshem tha se kjo eshte nje nga çeshtjet me interes te larte per rajonin dhe Shqiperine, e cila nder vite ka perballur dhe vazhdon te perballe sfidat e migracionit, duke krijuar edhe nje eksperience te forte, e cila na ka mesuar se migracioni eshte nje problem kompleks dhe shumedimensional. "Permiresimi i kanaleve per migrimin legal dhe reduktimi i migrimit ilegal do te luftonte te gjitha aktivitetet ilegale te lidhura me kete fenomen. Ne kete aspekt, nje rol te rendesishem do te luante realizimi i nje menaxhimi efektiv te perbashket te kufijve dhe bashkepunimi nderinstitucional", theksoi ministri Nishani. Ne kete kuader, Shqiperia, garantoi ai, ka ne zbatim strategjine dhe planin e veprimit per menaxhimin e integruar te kufijve, perfshire kerkesat e Ligjit te ri per Policine e Shtetit. Ministri i Brendshem nenvizoi edhe nevojen per ndertimin e politikave dhe mekanizmave te perbashket per menaxhimin e kufijve, sistemet e te dhenave dhe problemet sociale qe lidhen me migrimin ne menyre qe te arrihet ne vleresime te sakta te realitetit ekonomik, perfshire parashikimet per nevojat e tregut te punes. "Ne duhet te adaptojme nje perqasje gjitheperfshirese, shumedimensionale dhe bashkekohore dhe gjithmone te pergjegjshme perkundrejt sfidave aktuale. Kjo perqasje duhet te kete ne themel te saj te drejtat dhe mbrojtjen e migranteve. Kjo do te bente te menjanonim ne kohen e duhur pasoja te pritshme negative te menaxhimit joefektiv te migracionit", argumentoi Nishani. Konferencen e pershendeti edhe Alexandros Tziatzamis, sekretar per programet nderkombetare ne Ministrine e Jashtme te Greqise, vendi kryesues i OSBE-se, si dhe Goran Svilanovic, koordinator i OSBE-se per aktivitetet mbi ekonomine dhe mjedisin. Tziatzamis dhe Svilanovic u ndalen ne ndikimin e krizes se ekonomise globale tek migracioni dhe nga ana tjeter, ndikimin e kthimit te migranteve ne vendet e tyre ne rritjen e numrit te papunesise. Ata theksuan nevojen e hartimit te politikave te perbashketa per gjetjen e zgjidhjeve dhe zbutjen e problematikes lidhur me keto çeshtje.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine :
Politike - Lexuar : 71 here.
Qendër e numërimit të votave / foto arkiv
Dy partitë kryesore kanë arritur më në fund të bien dakord për procesin e votimit dhe numërimit për zgjedhjet e ardhshme.
Pas rezervave të shprehur nga ekspertët e OSBE/ODIHR-it, PD dhe PS kanë modifikuar qëndrimin por në fund është rënë dakord për numërim elktronik.
OSBE/ODIHR shprehën shqetësim për dështim të zgjedhjeve për shkak të kohës së shkurtër që është në dispozicion për implementimin e kësaj praktike, që...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro
» KLSH, kompjuteret Fatos Beja s’i denoncoi ne prokurori serbet
» Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard
» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se
» Komando ne Bosnje NATO na dekoroi, ministria s’na jep parate
» Ambasadori holandez Presidenti, gjitheperfshires dhe ne raundin e pare
» Sondazhi Greqia, vend i padeshiruar edhe ne NATO
» Presidenti konsensual, Meta ve ne prove aleancen PD-LSI
» Ambasadori i Suedise Presidenti te jete konsensual
» SHBA, Berisha takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|