Publikuar me : 29.12.2011 Ne :
Rajoni - 61 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Liderët politik të myslimanëve, kroatëve dhe serbëve në Bosnje Hercegovinë kanë rënë dakord për formimin e një qeveri qendrore, duke i dhënë fund kështu krizës politike që ka zgjatur rreth 14 muaj. Në bazë të marrëveshjes kryeministri i do të jetë i etnikes kroate ndërsa ministri i jashtëm do të jetë mysliman.
Që prej zgjedhjeve të tetorit të vitit 2010 Bosnja nuk kishte një qeveri. Marrëveshja do t’i hapë rrugën procesit të integrimit në BE dhe NATO si edhe do të shkrihet bllokimi i disa fondeve.
Bosnja vazhdon të mbetet një vend shumë i përçarë pas luftës së viteve 1990, ku mbetën të vrarë rreh 100 000 njerëz.
Ishte marrëveshja e “Dejtonit” që i dha fund luftës mes Republikës Srpsak dhe Federatës Boshnjako-Kroate.